Nga vjen çokollata?

  • 02 November 2017 - 18:22
Nga vjen çokollata?

Për dallim nga paratë, çokollata rritet në pemë. Pa shaka! Fillet e çokollatës gjenden në farat e pemës së kakaos, të cilën latinisht e quajnë Theobroma cacao, e cila është një bimë tropikale.

Në Amerikën Qendrore, popujt e lashtë vendorë, majët dhe actekët merrnin farat e bishtajave të kakaos, të quajtura kokrra të kakaos, dhe i shtypnin duke e përfituar një pluhur, me qëllim të përgatitjes së një pijeje të hidhur të çokollatës. Këto kokrra të kakaos ishin aq të çmueshme, sa dikur përdoreshin si monedhë në Amerikën Qendrore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sot, kokrrat e kakaos vijnë kryesisht nga pemët e rritura në Azinë Juglindore, Amerikën Jugore dhe Afrikën Perëndimore. Bregu i Fildishtë në Afrikën Perëndimore prodhon thuajse gjysmën e kokrrave të kakaos në botë. Bishtajat janë të gjata gati 30 cm, të gjera 2,5 cm dhe rreth 10 cm të trasha. Në secilën bishtajë gjenden nga 20 deri 60 kokrra.

(Kosova Sot)