Si dhe pse bien gjethet nga drunjët

  • 07 November 2017 - 10:38
Si dhe pse bien gjethet nga drunjët

Kur afrohet dimiri, një pjesë e tokës ka dritë më pak, dhe ajri, fillon të ftohet. Kur këto ndryshime fillojnë, drunjët përgatiten për dimër. Lisat i lëshojnë gjethet në vjeshtë, për shkak se kriprat dhe mineralet nuk qarkullojnë mjaftë mirë nëpër dru dhe në vendet ku janë të kapura gjethet, gjë që ndikon në ndërrimin e ngjyrës dhe rënien e gjetheve.

Rënia e gjetheve e shënon ndryshimin e stinëve. Gjithashtu i ndihmon drutë të mbijetojnë më lehtë në të ftohët, dhe në ajrin e thatë dimërorë. Ndërsa në stinë më të nxehta, gjethet përdorin dritën e diellit, ujin dhe ajrin si ushqim për drunjët. Në dimër drunjët nuk mund të marrin ujin e mjaftueshëm që u duhet, kështu ato lëshojnë gjethet. Ndërsa në pranverë, kur fillon të ngrohet ajri dhe ka ujë të bollshëm, drunjët fillojnë të lulzojnë sythe të reja të cilat rriten  bëhen fryte dhe gjethe.

(Kosova Sot)