< A kanë zogjtë veshë? - OK KIDS - Kosova Sot
A kanė zogjtė veshė?

A kanė zogjtė veshė?

Po, zogjtë kanë veshë. Është e vështirë për t’i parë veshët te shumica e zogjve, pasi që janë të mbuluar nga puplat, por shumë zogj kanë shqisë të mahnitshme të të dëgjuarit. Secila hapje e veshit është thjesht një vrimë nën secilin sy. Kjo vrimë zakonisht është po aq e madhe sa vetë syri! Puplat që mbulojnë vrimat mbrojnë veshët dhe e zvogëlojnë zhurmën e erës derisa zogjtë fluturojnë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ashtu si edhe veshi i njeriut, veshi i zogut i ka tri seksione, një vesh të jashtëm, një vesh të mesëm dhe një vesh të brendshëm. Këto pjesë funksionojnë bashkë për të lëvizur zërat në trurin e zogut, ashtu që ai t’i njohë thirrjet e zogjve të tjerë dhe te disa lloje, si të huti, ndihmojnë gjetjen e ushqimit.

(Kosova Sot)

16 orë e 45 minuta më parë