Pse ka Toka kaq shumë gravitet? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse ka Toka kaq shumë gravitet?

Pse ka Toka kaq shumë gravitet?

Toka ka më shumë gravitet se disa planetë të tjerë. Graviteti është pjesë e materies që është gjithçka që ka masë dhe zë një hapësirë. Thjeshtë çdo materie tërheq materien tjetër dhe sa më shumë materie që ka një objekt, aq më e fortë është tërheqja gravitacionale. Planetët vërtetë të mëdhenj si Jupiteri dhe Saturni, kanë tërheqje shumë më të madhe se Toka. Por Mërkuri dhe Marsi kanë tërheqje më të dobët se Toka pasi që janë më të vegjël. Nëse do të hidheshit nga një pistë e skejtbordit në Mars, ju do të shkonit shumë më lartë dhe do të binit shumë më ngadalë poshtë se që do ta bënit në Tokë, pasi që Marsi ka më pak gravitet.

(Kosova Sot)

7 orë e 9 minuta më parë
21/10/18