Cila është origjina e fjalës “OK”? - OK KIDS - Kosova Sot
Cila është origjina e fjalës “OK”?

Cila është origjina e fjalës “OK”?

‘Jam OK’, d.m.th. ‘Jam mirë’, këtë e dimë të gjithë. Por, a e dimë prejardhjen e kësaj fjale?

Në të vërtetë, del se bëhet fjalë për një shkurtesë. Sikur edhe në disa raste të tjera, bëhet fjalë për një shqiptim të gabueshëm, sarkastik, të shprehjes ‘all correct’ (çdo gjë në rregull), si ‘orl korrect’, që ka ngjarë rreth 170 vjet më parë, në SHBA. 
Ky shpjegim gjendet në fjalorin e “Oxford”-it, që ka për qëllim shpjegimin e gjërave të panjohura të gjuhës angleze.

Por, në qarkullim janë edhe shumë shpjegime të tjera, si p.sh. nga gjuha greke ‘ola kala’ ('është mirë'), apo nga frëngjishtja ‘aux Cayes’ , (që d.m.th. 'nga Cayes', Cayes është një port në Haiti, që njihej për rum të kualitetit të mirë). Disa thonë se fjala “OK” mund ta ketë prejardhjen edhe nga inicialet e Obeidah Kelly, një agjenti transporti hekurudhor, i cili i shkruante inicialet e tij “OK” në dokumentet që i kontrollonte!

Por, ‘Orl korrect’ duket se është shpjegimi më i besueshëm, meqë ka edhe dëshmi të dokumentuara. Përdorimi i saj më i hershëm është nga një gazetë e 23 marsit të vitit 1839.

(Kosova Sot)

19 orë e 8 minuta më parë
24/10/18