Pse na kërcasin veshët kur hipim në aeroplan? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse na kërcasin veshët kur hipim në aeroplan?

Pse na kërcasin veshët kur hipim në aeroplan?

Natyrisht, nuk bëhet fjalë për kërcitje të vërtetë, të fortë, por më shumë për një ndjenjë të pakëndshme. Për ta evituar këtë, është mirë që të përtypim ndonjë çamçakëz, për shkak se përtypja eviton këtë dukuri.

Në brendësi të timpanit të veshëve, gjenden hapësira të mbushura me ajër. Këto hapësira lidhen me anë të gypave të vegjël të hapur me pjesën e epërme të zgavrës së hundës. Në aeroplanin në fluturim, për shkak të lartësisë së madhe, megjithëse në kabinë presioni i ajrit është i rregulluar, prapëseprapë ai është më i ulët sesa kur jemi në tokë. Meqë presioni është më i vogël, atëherë një pjesë e ajrit nga pjesa e brendshme e veshit del nëpër ato kanale të vogla, transmeton gazeta Kosova Sot.

Për shumë njerëz, problemi lind me rastin e procesit të aterrimit të aeroplanit dhe kur të rritet presioni në kabinë. Gypat e vegjël që hapen në hundë, nuk mund ta lejojnë ajrin që të hyjë me shpejtësi të madhe, gjë që shkakton njëfarë dhembjeje të veshëve.

Përtypja ndihmon, meqë i mban këto kanale të hapura.

(Kosova Sot)

21 orë e 53 minuta më parë
21/10/18