Truku i monedhës

  • 24 December 2017 - 09:53
Truku i monedhës

Provojeni këtë truk ‘magjik’ me një mik

Çfarë duhet të bëni?

Me kujdes mbusheni një gotë të plastikës plot me ujë, derisa miku juaj t’ju tregojë që gota nuk zë më shumë. Pyeteni atë se sa monedha do të jeni në gjendje të hidhni në gotë para se të fillojë të derdhet uji. Merrni monedhat një nga një dhe ngadalë futeni në ujë e më pas lejoni që ajo të bjerë në fund të gotës. Mund të jeni në gjendje të futni edhe njëzet apo më shumë monedha para se të fillojë të derdhet uji nga gota!

Si funksionon?

Secila monedhë zë një hapësirë dhe shtyn anash një sasi të ujit, një veprim që njihet si ‘zhvendosje’. Kështu që ju në fillim prisni që edhe vetëm një monedhë do të shkaktonte derdhjen e ujit nga gota. Por, molekulat e ujit janë të lidhura njëra me tjetrën. Ato e tërheqin njëra-tjetrën mjaftueshëm sa për të krijuar ‘tension të sipërfaqes’ që e mban ujin, duke mos e lënë të derdhet edhe nëse ngrihet pak mbi kufirin e gotës. Por, nëse ju shtoni edhe më shumë monedha sasia e ujit të zhvendosur është aq e madhe sa ai fillon të lëvizë nën ndikimin e gravitetit që e detyron atë të derdhet jashtë kufirit të gotës në pjesët anësore të saj. 

(Kosova Sot)