Historia e futbollit - OK KIDS - Kosova Sot
Historia e futbollit

Historia e futbollit

Historia e futbollit bashkëkohor është më se 100 vjet e vjetër. E tëra filloi në vitin 1863 në Angli, kur futbolli filloi të diferencohej nga ragbi. Me këtë rast, u formua Shoqata e Futbollit, si organi më i lartë udhëheqës i këtij sporti. Si ragbi, po ashtu edhe futbolli, duket se kanë origjinë të përbashkët, meqë një kërkim ndër shekuj tregon për ekzistimin e disa lojërave të ndryshme (rreth 6), që kanë dallime të mëdha, apo të vogla, të cilat mund të lidhen me origjinën e futbollit. Por, nuk mund të thuhet me saktësi se si erdhi deri te zhvillimi i lojës, të cilën ne sot e quajmë futboll. Si do që të jetë, mbetet fakti që njerëzit janë kënaqur duke e shutuar topin me mijëra vite dhe nuk duhet të mendohet se futbolli paraqet devijim të lojës më natyrale të topit - me duar.

(Kosova Sot)

12 orë e 58 minuta më parë
24/10/18