Si të krijoni një bateri me limon?

  • 03 August 2015 - 14:31
Si të krijoni një bateri me limon?

A ka ndaluar së funksionuari ndonjëherë llamba elektrike e dorës për shkak të harxhimit të baterive? Nuk është argëtuese të ecësh rreth e rrotull në errësirë të plotë. Bateritë janë çdokund rreth nesh - në lodrat tona, në veturat tona, në llambat elektrike të dorës dhe në telefonat tanë. Por si funksionojnë ato? Çka i bën ato të ndalojnë së punuari? Mund të mësoni se si të krijoni një bateri nga limoni dhe të mësoni më shumë për këto pajisje shumë të rëndësishme.

Problemi:

Si funksionon një bateri?

Materialet:

Një limon apo tjetër lloj peme citrike;

Tel bakri i madhësisë 18 ose më i vogël;

Prerës të telave;

Një person i rritur ose një mik më i vjetër në moshë;

Kapëse letrash, një gozhdë e vogël e galvanizuar (që është e mbuluar me zink) ose një copë zinku.

Procedura:

Kërkoni nga personi i rritur që ju shoqëron që të përdorë prerëset e telave për të zhveshur rreth 6.35 cm të izolimit të plastikës nga teli i bakrit. Më pas kërkoni që një person i rritur të këpusë atë pjesë të telit të zhveshur nga pjesa tjetër e telit. Me kujdes drejtojeni kapësen e letrave të çelikut. Përdorni prerëset e telit për ta prerë në të njëjtën gjatësi me telin tuaj të bakrit. Përdorni një letër gërryese për të larguar të gjitha pjesët e papërkryera në telin tuaj, në mënyrë që sipërfaqja e tij të jetë e butë. Do të prekni majat e telit me gjuhën tuaj kështu që sigurohuni që ato të jenë të buta. Nëse e përdorni copëzën e zinkut ose gozhdën e mbuluar me zink, gërvishteni atë pakëz me letrën gërryese për të ekspozuar një sipërfaqe të freskët. Rrotullojeni limonin me lehtësi në një tryezë për të shtypur muret qelizore dhe për të liruar lëngun që gjendet brenda. Lëngu i hidhur nevojitet për reagimin kimik të cilin do ta filloni ju. Fakti që lëngu është i hidhur duhet të na jap një ide se çfarë reaksionesh kimike e përbëjnë lëngun e limonit. Çka mendoni që mund të na tregojë shija e hidhur?

Me kujdes vendoseni telin e bakrit rreth 2.54 cm në limon. Sigurohuni që gjuha juaj të jetë e lëngët me pështymë. Prekeni gjuhën me telin e bakrit. A vëreni diçka?

Vendoseni kapësen e letrës, gozhdën e mbuluar me zink ose copëzën e zinkut në një pikë në limon që ndodhet rreth 6 mm larg telit të bakrit. Sigurohuni që telat të mos preken mes vete. Telat duhet të jenë afër njëri-tjetrit, për shkak se ata do të shkëmbejnë materiet në reaksionin kimik. Nëse ata ndodhen shumë larg nga njëri-tjetri, materiet mund të humbin rrugën e tyre.

Kësaj radhe, prekni gjuhën tuaj të lëngët në të dyja fundet e telave. Çka vëreni?

Image

 

Rezultatet

Kur e prekni gjuhën tuaj vetëm me telin e bakrit, ka shumë mundësi që ju të mos vëreni asgjë të pazakontë. Kur e prekni gjuhën tuaj me të dyja fundet e metaleve, mund të ndjeni një djegie ose një shije metalike.

Pse?

Ndjenja e shijes djegëse ose të thartirës, bashkë me shijen metalike që e vëreni, tregon që bateria juaj e limonit po gjeneronte një rrymë elektrike. Kjo do të thotë që elektrone të vogla po lëviznin përgjatë sipërfaqes së gjuhës suaj. Elektronet janë copëza subatomike që lëvizin përreth qendrës së një atomi dhe e përbëjnë pjesën e atomit që është e ngarkuar negativisht.

Bateria e limonit që e keni krijuar është një lloj baterie që quhet bateri voltaike. Këto lloj baterish krijohen nga dy metale të ndryshme, të cilat shërbejnë si elektroda, ose vende ku elektronet mund të hyjnë apo të dalin nga bateria. Në rastin tuaj rryma elektrike ka hyrë në gjuhën tuaj, prandaj e keni ndier atë therje.

Pra, pse jemi në gjendje të vendosim dy elektroda në një limon dhe të krijojmë një bateri? Të gjitha bateritë voltaike kanë nevojë që metalet e tyre të vendosen në një elektrolit. Një elektrolit është një substancë që mund të bartë rrymë elektrike kur të tretet në ujë. Pjesa e vogël e kripës në pështymën tuaj e bën atë një elektrolit dhe shija e hidhur e acidit citrik e bën të njëjtën gjë edhe për lëngun e limonit. Bateritë ndalojnë së funksionuari kur nuk ka mjaftueshëm elektrolit për të reaguar me metalin ose kur nuk ka mjaftueshëm metale të mbetura për të reaguar me elektrolitin.

Për të vazhduar më tutje:

Ju mund të gjeneroni më shumë rrymë elektrike duke i lidhur shumë bateri limoni bashkë. Thjesht krijojeni një bateri të dytë dhe lidheni pjesën e zinkut të njërës bateri me telin e çelikut të baterisë tjetër, duke e përdorur një pjesë tjetër të një teli të bakrit që vepron si një urë. Ju mund të përdorni baterinë e zmadhuar të limonit për të furnizuar një pajisje me energji të ulët si një orë digjitale ose një kalkulator. Eliminojeni baterinë e rregullt nga ora digjitale ose nga kalkulatori. Më pas lidheni elektrodën e zinkut apo hekurit me kontaktin negativ. A mund ta bëni pajisjen të funksionojë?

Nëse dëshironi të testoni një variabël, mundohuni të krijoni bateri duke përdorur fruta dhe perime të ndryshme. Cili shkakton therjen më të fortë në gjuhën tuaj? Cili prej tyre gjeneron më së shumti rrymë elektrike?

(Kosova Sot)