Pse hamë tri herë në ditë? - OK KIDS - Kosova Sot
Pse hamë tri herë në ditë?

Pse hamë tri herë në ditë?

Përgjigjja më adekuate në pyetjen pse hamë ushqim tri herë në ditë, është për shkak se organizmi ka nevojë për ushqim (energji) të vazhdueshëm, në mënyrë që të funksionojë si duhet. Natyrisht, mund të hamë edhe më shpesh e edhe më rrallë, por tri shujta në ditë janë një standard që përdoret më së shumti në botë. Shumica e ekspertëve thonë se dita duhet të fillohet me një kafjall të bollshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kafshët e egra nuk hanë në intervale të caktuara. Për shkak se zakonisht ushqimi nuk është gjithnjë aty kur ato kanë uri, ato e shfrytëzojnë rastin dhe, sa herë që gjejnë ushqim, hanë derisa nuk munden më.

Pra, mund të thuhet se ngrënia e tri shujtave në ditë është bërë një lloj shprehie. Dreka duhet po ashtu të jetë më e begatshme sesa darka, në mënyrë që të mos shtojmë peshë. 

(Kosova Sot)

 

15 orë e 39 minuta më parë
17/10/18