Si të veprojmë kur qeni ynë dehidrohet?

  • 24 May 2018 - 15:12
Si të veprojmë kur qeni ynë dehidrohet?

Dehidratim quhet humbja e tepruar e lëngjeve të trupit (zakonisht me anë të vjellave dhe / ose diarresë), ose vjen nga mungesa e marrjes së lëngjeve të nevojshme (ulje e etjes),përcjell Kosova Sot Online.

 Nëse kemi të bëjmë me dehidratim të moderuar ose të rëndë, të kërkohet menjëherë ndihmë nga mjeku veteriner (Shih më poshtë se kush quhet dehidratim i rëndë).

Nëse dehidrimi është i lehtë dhe kafsha juaj nuk ka të vjella, jepini sasi të vogla të ujit nga goja, me intervale të shpeshta, që do të thotë për macet dhe qentë e vegjël 1 lugë caji – dhe për qentë mesatarë dhe trup mëdhenj, 1-2 lugë gjelle deri gjysëm filxhani caji me ujë çdo disa orë.

Nëse kafsha juaj është letargjike, e lodhur, shfaq shënja dhimbjeje, ose nuk ka ngrënë për 24 orët e fundit, kërkoni menjëherë kujdesin veterinar.

 

(Kosova Sot)