Druri që bën 40 fruta - OK KIDS - Kosova Sot
Druri që bën 40 fruta

Druri që bën 40 fruta

Një profesor i artit në Universitetin 'Syracause' është duke marrë vëmendje botërore për pemën e tij me 40 fruta, një ide që është trajtuar para më shumë se një dekade. Sam Van Aken e dizajnoi drurin e mahnitshëm me shumë ngjyra që mund të bëjë 40 lloje të ndryshme të frutave me bërthamë. Artisti është një skulptor i cili mëson në Kolegjin e Arteve Performuese dhe Vizuale, e krijoi drurin nëpërmjet shartimit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Universiteti tha për 'The PostStandard' më 2011, që ai e kishte dizajnuar 'artin e gjallë' si një simbol për shërbimin përkujtimor të Shkollës Qendrore të Nju Jorkut, kushtuar 11 shtatorit. Druri ishte mbjellë në oborrin e universitetit para tri vitesh dhe për të ishte kujdesur vetë Van Aken, me shpresë që të rriste lloje të ndryshme të qershive, pjeshkave, nektarinave, kajsive dhe kumbullave. 'Kjo pemë është metaforë për shumë gjëra. Ai është një numër që përfaqëson bujarinë', tha Van Aken.

(Kosova Sot)

7 orë e 53 minuta më parë
19/08/18