Fakte për kitarën
Kitara shtatë-telëshe është kitarë me shtatë tela në vend të së zakonshmes me gjashtë. Telat ekstra zakonisht shtohen për të zgjeruar shtrirjen e basit në kitarat moderne gjashtë-telëshe. Disa lloje të kitareve shtatë-telëshe janë specifikisht të lidhura me kultura të caktuara (p.sh. kitara ruse dhe braziliane). Akordimi standard i kitarës shtatë-telëshe është BEADGbe.
Kitarat elektrike shtatë telëshe zakonisht përdoren në zhanre të caktuara të muzikës, si metal, jazz, dhe rock. Artistët si Born of Osiris, Chelsea Grin e Fear Factory kanë eksperimentuar me kitara shtatë-telëshe në muzikën e tyre.
(Kosova Sot)