Një peshk me tri zemra!

  • 07 October 2015 - 10:56
Një peshk me tri zemra!

Për të thuhet të jetë mbret në mesin e kafshëve të detit, meqë ka gjak të kaltër. Sepja po ashtu e ka edhe një zemër të madhe. Apo, në fakt, ajo nuk është një, por janë tri zemra.

Në fakt, nuk kemi të bëjmë me një peshk, por me një gjallesë që i takon familjes së njëjtë, sikur kallamari dhe oktapodi. Kjo familje quhet familja e cefalopodëve, që në përkthim të drejtpërdrejtë d.m.th. kokë-këmbë.
Gjaku i sepjes është i kaltër për shkak se përmban sasi të madhe të bakrit. Derisa ajo përdor dy zemra të saj për ta futur gjakun në verza (mushkëritë e peshkut), ku e thith oksigjenin, zemra e tretë e shtyn gjakun në organet e tjera.
Me trupin e tyre të sheshtë, sepjet janë të përshtatshme që të jetojnë në shtratin e detit, ku ushqehen me molusqe dhe me peshq të vegjël. Ato e kanë një guacë të bardhë të brendshme, të quajtur ashti i sepjes, i cili gjendet shpesh në breg të detit dhe mund të përdoret si ushqim për kanarinat dhe papagajtë.
Sepja është mjeshtre e madhe e maskimit. Ajo mund ta ndryshojë ngjyrën e saj, në mënyrë që të përshtatet me ngjyrën e ambientit rrethues, me qëllim që të fshihet nga grabitqarët. Kjo arrihet me rregullimin e madhësisë së qeseve të pigmentit në lëkurë.
Qeset e pigmentit janë të vogla dhe përmbajnë disa ngjyra. Nëse sepja vazhdon të rrezikohet nga ndonjë grabitqar, atëherë ajo e nxjerr jashtë një lëng të zi, i cili përkohësisht e verbëron grabitqarin, derisa sepja të ikën tutje.