Klan Kosova-Klan Serbia dhe këlyshi i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, kërkojnë gjak në Kosovë! - Opinione - Kosova Sot
Klan Kosova-Klan Serbia dhe këlyshi i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, kërkojnë gjak në Kosovë!

Klan Kosova-Klan Serbia dhe këlyshi i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, kërkojnë gjak në Kosovë!

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Po thirrin në vëllavrasje në Kosovë

Beogradi ka urdhëruar bandën serbiane dhe mafio-oligarkët Devolli, bashkë me këlyshin serbian Baton Haxhiun, në shumë mënyra të punojë për të shkatërruar vendin, për ta plaçkitur dhe për ta futur në vëllavrasje, për ta armiqësuar me faktorët ndërkombëtarë dhe për të ngritur popullin në trazira dhe në kryengritje, krejt me qëllim të përfitimit serbian

Kam thënë publikisht se kurrë nuk e shikoj kanalin televiziv që quhet Klan KOSOVA, që këtë emër e ka sa për t'i hedhur hi syve të popullit, se përndryshe dhe në fakt ky kanal, dijeni tash e tutje është KLAN SERBIA, për të cilin ju garantoj me kokë. Ata që nuk e kanë ditur deri më tani, se ky kanal Klan Serbia është pronë e bandës serbiane, të mafio-oligarkëve që quhet banda serbiane Devolli dhe se është në dorën e spiunit me librezë zyrtare, këlyshit të UDB-së serbe, hajnit të shokëve gjatë kohës së luftës, zagarit të kryeudbashit, Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu. Për t´iu përkujtuar dhe për t´ia bërë esëll mendjen pak lexuesve, ju përkujtoj se ky këlysh serb, Baton Fazli Haxhiu, gjatë luftës në Kosovë, shumë devotshëm i ka shërbyer Serbisë për vrasjet në Kosovë, ky këlysh nuk kishte ikur me popullatën shqiptare, por strehohej me urdhër të Serbisë në hotelin "GRAND" në Prishtinë, bashkë me Veton Surroin dhe me gazetarë grekë. Spiuni dhe këlyshi i Serbisë me tradita të moçme serbiane, për t´i ikur syrit të popullit ky udbash që zyrat e UDB-së serbe në Beograd i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij, ikin në malin piktoresk të Kosovës, në Brezovicë dhe strehohen në hotelin malor bashkë me një grup çetnikesh. Bëjnë planin me këta pushkagjinj se kinse është vrarë këlyshi i UDB-së Baton Haxhiu dhe me dorën e vet e thërret TANJUG-un për të dhënë lajmin e vrasjes se si po reagon populli. Tërë natën këta kriminelë kanë bërë dyzen ahengu dhe të nesërmen MUP-i serb e merr si nuse dhe me veturë e dërgon në Maqedoni për të vazhduar, veprimtarinë e tyre serbiane se shumë i hynte në punë.

Vepron sipas programit të përpiktë serb

Beogradi ka urdhëruar bandën serbiane dhe mafio-oligarkët Devolli, bashkë me këlyshin serbian Baton Haxhiun, në shumë mënyra të punojë për të shkatërruar vendin, për ta plaçkitur dhe për të futur në vëllavrasje, për të armiqësuar me faktorët ndërkombëtarë dhe për të ngritur popullin në trazira dhe në kryengritje, krejt më qëllim të përfitimit serbian dhe të sllavo-ortodoksëve jugorë dhe mercenarëve rusë. Mu për këtë kanë hapur kanalin KLAN KOSOVA, sa për të hedhur pluhurin syve të popullit, përndryshe ky kanal ËSHTË KLAN SERRBIA, që kryekëput vepron sipas programit të përpiktë serb. Ky kanal serbian KLAN SERBIA, që ka për të vërtetuar shumë shpejt financohet nga Serbia dhe mafio-oligarkët Devolli, e që udhëhiqet nga këlyshi serbian Baton Fazli Haxhiu. Mu për ketë unë e kam hequr nga lista e kanaleve, por, në 'facebook' kam më shumë se pesëmijë miq dhe se natyrisht pastaj shumë portale e shpërndajnë ndonjë shkrim apo intervistë të KLAN SERBIA dhe të bie në sy. Disa herë kam shkruar se të vëni re gjithmonë kur Kosova është në krizë ose afër ndonjë proteste dhe jo vetëm Kosova, por atje ku jetojnë shqiptarët, ky kanal serb merr zjarr krejt me qëllim për të turbulluar vendin në interesa serbe dhe të ndërsejë popullin kundër faktorit ndërkombëtar, që nesër të thonë ja shqiptarët nuk ditën të mbajnë shtet e lloj-lloj marrëzi të tjera. Kthehuni prapa dhe binduni merreni rastin e Kumanovës, se si reaguan këta shqipfolës dhe spiunë të Beogradit në këtë kanal të Klan SERBIA, por, mjerisht vepron dhe leh në tokën e Kosovës. Këta shqipfolës të KLAN SERBIA, nuk pushojnë për të helmuar popullatën për të mashtruar, gënjyer, shpifur, armiqësuar deri në vëllavrasje, qoftë në baza kombëtare qoftë në baza fetare, sepse për këtë punë paguhen. Ta marrim tani rastin skandaloz të pardjeshmin me një dëshmitar të mbrojtur nga gjykata që i përkiste një grupi kriminal në Kosovë!? Pra, si po del kjo që kam thënë shpeshherë se ky kanal serb merr zjarr gjithmonë në momentet kur vjen ora pesë pa dymbëdhjetë, për të futur popullin në hasmëri, në vëllavrasje, shkoi dhe mori në intervistë ketë kriminel se e quan veten ai, se kënd e kanë vrarë dhe me urdhër të kujt. Si ka mundësi të bëhet kjo kur thuhet dëshmitari i mbrojtur? Si nuk paska mundësi se nuk i dëmton hetimet? Kush si e dha lejen për të hyrë atje? Përse pikërisht para se të fillojë Gjykata Speciale e shumë e shumë pyetje tjera për këtë kanal serbian, për mafio-oligarkët të bandës serbiane Devolli, për këlyshin e UDB-së serbe e Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiun dhe për sistemin e kalbur gjyqësor që këta vagabondë shkuar vagabondëve na qiten hije të zezë në botën e qytetëruar...

Kanë blerë majat e shtetit

Kam thënë disa herë se vetëm vagabondët, idiotet dhe të shiturit mendojnë se ka sistem gjyqësor në Kosove. Në fakt, ka, por jo në anën e popullit apo të Kushtetutës së vendit dhe në interesa shtetërore e të popullatës, por në interesa të bandave dhe të mafio-oligarkëve të kanaleve të nëntokës kriminale, të cilët shumë devotshëm i kanë shërbyer kriminelit Slobodan Milosheviq dhe se kanë lehur si qentë pas hënës kundër kombit shqiptar, duke i dënuar dhe duke i etiketuar pamëshirshëm... Dhe krejt ne fund, për sot, që nuk do të ndalemi me fakte të reja kundër kësaj bande kriminale, kanalit televiziv Klan Serbia për t´ia vënë drynin që të mos e dërgojë popullin në vëllavrasje dhe në luftë civile që këtë synim kanë dhe paguhen për këtë punë; se kjo bandë kriminale dhe këlyshi i Serbisë, spiuni Baton Fazli Haxhiu, kanë blerë majat e shtetit, banditët e kryebanditët të bandave politike dhe sistemin e kalbur gjyqë- sor për të bërë hatanë në Kosovë, për të dëmtuar palcën e kombit, për të futur në vëllavrasje dhe luftë civile për interesa të Serbisë. Sepse kanë marrë thasët me para... Dhe krejt ne fund fare, popullata të mos bjerë në ndikimin e kanalit televiziv Klan Serbia, që financohet nga mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës serbiane që quhen Devolli dhe udhëhiqet nga këlysh i UDB-së me librezë zyrtare dhe miku i kryeudbashit Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, karafili,dylberi dhe shushunja serbe... Për sot këtë shkrim po e mbylli me një thënie të HAFIZ SARAMATIT, i ndjerë, që më kishte dhënë intervistë, për masakrën e Dobrushtit, në kohën kur Serbia në Grykë të Lumes la 12.000 (dymbëdhjetë mijë) ushtarë dhe në shenjë hakmarrje e prenë Dobrushtin. Një natë para se të pritej fshati me sakicë e hanxhar nga serbët që ishte rrethuar, babai i tij Xhaferi i kishte thënë:"Bishat kur ulërijnë, lypin gjak". Pra, kujdes, se Klan Serbia, mafiooligarkët të bandës serbe Devolli dhe këlyshi i UDB-së serbe Baton Haxhiu po ulërijnë dhe po kërkojnë gjak në Kosovë. Kush kërkon gjak, gjak ka për të bërë...

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot) 

5 orë e 8 minuta më parë
17/07/18