Cubat e Shpend Ahmetit - Opinione - Kosova Sot
Cubat e Shpend Ahmetit

Cubat e Shpend Ahmetit

Hallakama në klubin e "Vetëvendosjes"

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Hallakamës në klubin e "Vetëvendosjes" po i vjen fundi. Këtë hallakamë për të maltretuar votuesit që kishin mashtruar, gënjyer, blerë votat e tyre me pazare të nëntokës doli në dritë dhe u zbardh fytyra djallëzore dhe hajdute e kësaj bande të vogël. Nga kopeja e këtij klubi dolën disa cuba dezertorë edhe në ditën e mortit, kur ia burgosen "babën" këtij klubi, ia gjeten shtekun dhe i zunë pritë. Të pabesët, tinëzarët, mashtruesit dhe rrenacakët, vepronin sipas pykës që kishin futur këtu Klan Serbia, por, quhet për të mos ra në sy Klan Kosova, i financuar nga banda mafioze e mafio-oligarkëve Devolli, por drejtohet nga krushku i Jovica Stanishiqit dhe spiuni i UDB-së, tani i BIA-së serbe me librezë zyrtare, këlyshi dhe shushunja serbe, që kishte shëtitur zyrat e UDB-së në Beograd, më shumë se dhomat e tij dhe se në çdo tre rreshta shante shqiptarët, BATON FAZLI HAXHIU. "Baba" i këtij klubi Albin Kurti, ishte në "haps" dhe kjo kope cubash, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri dhe disa sejmenë të tjerë aty rrotull, me Shpend Ahmetin, por, jo pa direktiva të bandës serbiane, mafio-oligarkët Devolli dhe arkitekti i shkatërrimit të Kosovës, Baton Fazli Haxhiu, vepruan sipas asaj se tani është koha, t´i zini pritë "Babëziut" dhe ta godisni prapa kurrizit. Këtu nuk po flas për burrni, se këta kopukë dhe axhami nuk njohin burrninë, janë kopilë që janë rritur në kulturën titiste. Sepse burrnia me themel thotë:"MOS BËJ DASMË,KU KOJSHIA KA MORT!". Po kjo kope kopilësh e cubash, lëre që nuk nderuan kojshinë, po këta kopilë nuk nderuan edhe "Babën" e tyre. Prandaj, kush e kupton këtë shkrim kjo u bë sebep dhe për t´i quajtur kopilë.

Dyzen ahengu i Shpend Zezës

U vërtetua publikisht dhe doli se me m.t e nisën dhe me m.t po e kryen këtë hallakamë me hile, sepse e zunë si shkas se një femër që e zë vetën mashkull i paska thëne babës m.t, qëllimi i tyre ishte që të vrapojnë pas hajnisë tamam si zagarët pas kockave dhe këta këlyshë antikombëtarë para popullit bërtisnin:Duaje tënden,duaje tënden..". Nuk i zgjati shumë dhe cubi Shpend Ahmeti, i përcjellë nga kjo kope cubash të sojit të Cetinës (kur them cubat e Cetinës, luteni të dëgjoni këngën e OSO KUKËS dhe të bindeni se janë identikë si ai soj), e përcjellin Shpend Zezën, pa asnjë të bardhë dhe thyejnë "granicë", hynë natën pa hënë, tinëzisht larg syve të popullit dhe futen shumë thellë disa milje larg në ujërat e thella të Malit të Zi. Shpend Zeza, zë vend, këmbë mbi këmbë,duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu, liron edhe pullat e këmishës se ishte bërë barkmadh, pa kollare që të përpijë më lehtë kockat që iu kishin rezervuar. Ishte ulur në jahtin disa milionësh të bandës serbiane Devolli, kishte kthyer shpinën e qytetarëve të Prishtinës dhe s´tundi trapin se ata a kanë bukë për të ngrënë, apo mbledhin ushqimin e gjuajtur nëpër kosha të plehrave. Populli tashme është në dijeni se Shpend Zeza dhe këta cuba të sojit të cubave të Cetinës, kishin dhënë leje ndërtimi në të zezë, kishin dhënë toka në zemër të Prishtinës, ishin lidhur me firma të akrabave të tyre e njëqind të zeza, që të mos i numërojmë për çdo ditë që nga mëngjesi deri në darkë. 

Heshtja e Prokurorisë

Për këtë udhëtim piratësh hesht Prokuroria, që mjerisht shumë sosh janë me procedurë tradhtarësh, të ulur nga koha e qenit plak Titos, që kanë dënuar shqiptarët vetëm pse ishin shqiptarë për interesa serbiane, që sa të fillojë punën kjo Gjykate e marrëzisë që u aprovua nga kuislingët dhe matrapazët, por, kur hetuan se do i digjet bishti, filluan të lehin dhe të kthehen idiotët kundër Amerikës dhe miqve të tjerë ndërkombëtarë... Nejse, sot nuk do e zgjasim shumë për këtë kope cubash, por t´i përkujtojmë se kur autori i këtij shkrimi dhe gazeta më e lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", me kohë kishte treguar se kjo që lehet nga kjo kope cubash e banditësh, janë mashtrime dhe rrena të kulluara dhe nuk duhet besuar. Dhe, si doli? Nga askush tjetër, pos nga Fisnik Ismaili, djali i mikut të Slobodan Milosheviqit tha:"...SHPESHHERË JEMI DETYRUAR ME RREJT,KEMI RREJT...". Komentimi i mëtejmë tani për tani është i panevojshëm dhe vetëm dy-tri fjalë për disa këlyshë dhe zagarë të vegjël, që u kishte mbetur hatri. Dhe, krejt në fund fare kësaj radhe kam zgjedhur këtë: Dostojevski i këshillonte njerëzit që janë nisur në rrugë, të mos gjuajnë me gur çdo qen që leh në ta se vonohen.

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)

20 orë e 37 minuta më parë
23/02/18