Përse Kupa e Botës ka rëndësi?

Përse Kupa e Botës ka rëndësi?
  • 23 July 2018 - 08:54
Shkruan: DOMINIQUE MOISI

Dy superfuqitë udhëheqëse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nuk kanë marrë pjesë në ngjarje. Ishsekretari amerikan i Shtetit dhe ëndrra e Henry Kissinger-it që Amerika të shndërrohej në një fuqi futbolli është më e vështirë sesa që ai kishte shpresuar. E, Kina nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping mbetet një kategori e lehtë e futbollit, përkundër faktit se kanë investuar miliarda në këtë sport

F ilozofi dhe satiriku i shekullit të shtatëmbëdhjetë Jean de La Bruyere njëherë kishte thënë se, "Corneille portretizon burrat ashtu si duhet të jenë, Racine i përshkruan ashtu siç janë". Për evropianët, edhe më shumë se sa për vet francezët, kupa Botërore 2018 ishte një ngjarje Korneliane. Ky turnir futbolli që ka zgjatur një muaj në Rusi ka ofruar një pushim të magjepsur nga trazirat nëpër botë si dhe ka sjellë e zbuluar anën tonë engjëllore më të mirë. Në turnirin me disponim vetëbesues, altruizëm ka mbizotëruar paqja. Së paku për një kohë të shkurtë, shovinizmi, tjetërsimi dhe dëshpërimi që ka dominuar këtë epokë të nacionalizmit populist duket të jetë harruar. Duke folur në mënyrë gjeografike, që të katër gjysmëfinalistët - Franca, Kroacia, Belgjika dhe Anglia - erdhën nga Kontinenti i Vjetër. Kur flitet për sportin më popullor në botë, Evropa është Mbret. Për më shumë, Afrika është kontinenti i të ardhmes së futbollit, derisa Amerika Latine është kontinenti i të kaluarës. Duke e fituar kupën në vitin 1930, e më pas edhe më 1950, Uruguai ishte vendi më i vogël (me popullatë) që ka arritur në finale. Por se tani ky nder i takon ekipit të guximshëm në fushë Kroacisë, shtetit më të ri anëtar të Bashkimit Evropian. 

Emocionet nacionaliste Nëse shikojmë kontrastin e 'botës reale', dy superfuqitë udhëheqëse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nuk kanë marrë pjesë në ngjarje. Ish sekretari amerikan i shtetit dhe ëndrra e Henry Kissinger-it që Amerika të shndërrohej në një fuqi futbolli është më e vështirë sesa që ai kishte shpresuar. E, Kina nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping mbetet një kategori e lehtë e futbollit, përkundër faktit se kanë investuar miliarda në këtë sport. Kështu, Amerika Veriore ishte prezantuar me Meksikon, Azia me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Divergjenca e çuditshme midis botës reale dhe botës së futbollit këtë vit po ashtu ishin evidente në shprehjen e emocioneve nacionaliste. Shkrimtari i madh nga Argjentina Jorge Luis Borges dikur kishte dënuar sportin për rolin e vet në nxitjen e formave toksike të nacionalizmit (aq shkurt sa kishte mbijetuar "Lufta e Futbollit" midis Hondurasit dhe El Salvadorit më1969). Por "2018 World Cup" - një shekull pas larjes në gjak që ishte Lufta e Parë Botërore - një nacionalizëm "i butë,"u shfaq. Rusia mezi është eksponente e një lufte të butë, por meriton merita për mungesën e dhunës gjatë turneut. Raportet e shtypit ndërkombëtar kanë treguar adhuruesit e Ukrainës dhe të Rusisë teksa festojnë si miq të vjetër. Sikurse që ishte festivali që ka ndjekur luftën e Vietnamit me parullën "Bëni dashuri, jo luftë", slogani i "2018 Cup" duket të ketë qenë "Topa, e jo bomba". Përveç kanalizimit të një forme më konstruktive të nacionalizmit, semifinalistët dhe tifozët e tyre gjithashtu mishëruan veprime kolektive efektive, altruizmin, hapjen dhe tolerancën. Interesant që, ekipet që mbështeteshin në një lojtar të vetëm, si Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Lionel Messi i Argjentinës ose Neymar i Brazilit -të gjithë kanë dështuar të shkojnë përtej çerekfinales. Dhe po, forca e ekipit fitues të Francës, ishte diversiteti.

"Liberté, Egalité, Mbappé" Këtë vit ishte "Liberté, Egalité, Mbappé" (për lojtarin sulmues 19 vjeç të Francës Kylian Mbappé) që ishte një version i lehtësuar shpirtërisht nga slogani i fitores së Francës në vitin 1998: "Zidane for President". Pas referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për 'Brexit" dhe zgjedhjet në Amerikë me Donald Trump, ata kanë paralajmëruar, një fitore për Marine Le Penn nga Front Kombëtar që mund të kompletojë "trifecta". Ngjashëm në fillim të vitit 2018, shumë komentues francez u duk të mendojnë se po i ofroheshim "Majit 1968" ose "Dhjetorit 1995", kur kishte sulme dhe protesta në rrugë që kishin paralizuar krejt vendin. Megjithëse kishte sulme të kufizuara kundër agjendës reformuese të Presidentit Emmanuel Macron, këta komentues e kishin gabim. Fitorja e Francës do të ketë pak ndikim, nëse asnjë, në popullaritetin e Macron. Emocionet për futbollin janë të mëdha. Në skenën ndërkombëtare, fitorja e Francës ka efekt më të gjatë. Askush nuk mundet ta mohojë se "Franca është kthyer" së paku në futboll. Vendi ka një oazë dinamizmi, realizmi dhe entuziazmi rinor, që shumica reflekton Macron-in. Një dështim i dukshëm është Gjermania. Një ekip i fuqishëm si ai, është eliminuar në raundin e parë. Në termin gjeopolitik, nëse janë dy emra fituar për t'i përmendur, ata janë Rusia dhe Franca. 

(Kosova Sot)