Çka është neveria?

Çka është neveria?
  • 27 August 2015 - 09:50

Shkruan: Haki N.Bunjaku

Politikanët dhe rrjetet sociale

Shkrimet e Thaçit dhe të Mustafës janë të neveritshme  

Shfaqet në shumë mënyra, bile edhe si gërditje që ta prish oreksin për trosha.

Postimet e prononcimet  Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës në rrjetin social fb. dhe në mediet e shkruara,si dhe ato elektronike,që janë gënjeshtra fund e krye dhe ta çojnë neverinë plus tugun kur sheh atë fytyrë  të shëmtuar të Isa Mustafës,që si e ka fytyrën  e keqe,shpirtin e ka edhe më hakaret. Këtë e ka vërtetuar me veprimet aspak njerëzore.

Kur paraqitën kështu paturpësisht këta dy nuk mund e mbaj pështymën dhe për të keqën time,e pështyj laptopin. Pastaj gruaja mule e ta lanë,qe dy a tre i kam prishur kështu. Po s`mund po përmbahem se edhe zorrët po më përzihen. Edhe ato kanë nervozë. Bile shumë.

Nuk jam ekstremist,por u jap hak aktivistëve të VV-së se duhet protestuar e sulmuar atë rrenacakë e shkatërrimtarë të demokracisë e të shtetit,deri në dorëheqje.

Pastaj në fllad rehatohet dhe ka kohë të numërojë profitin nga vjedhja.

Në qoftë se duam liri e shtet;kjo garniturë e udhëheqjes kriminele,e hajnisë dhe e shkatërrimit duhet të largohet sa më parë. Është mirë që ky eveniment të ndodhë para Speciales. Se edhe ne duhet të ndjehemi të gjallë e të veprojmë ashtu,që të mos mbështetemi vetëm në Specialen. Në mos tjetër,protestat duhet të jenë në vazhdimësi që t`I japin ultimatum edhe Speciales që te ne diçka nuk bën,diçka nuk ecën.

Le t`u ngushtohet rrethi kriminelëve që kanë uzurpuar postet në shtet dhe tash qelben duke pjerdhur në kolltukë. Le ta dinë edhe këta se çka është zori,çka është vjella.

Bile këta kanë për t’i  vjellë eshtrat e qengjave edhe për bira të hundëve.

Është mbush kupa,bacë. Po qysh kryeministri tenderin ua jep djemve të vet,thua se vetë pak po vjedh. Tash edhe kjo vjedhje publike, ani mundohet ta arsyetojë këtë.

Ec e duro,ec e mos pështyj ,ec e mos shaj e mos mallko. Mushka i do drutë sipas hujeve. Mendoj se këta kriminelë,uzurpues të shtetit e pushtetit duhet të shkojnë me brymën e parë. AMEN!