Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!

Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!
Kujdes, tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet me bumerang!

Dr. Hysni Aliu

  • 10 December 2022 - 08:03

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Në situatën kur opozitarët kryesor janë të shantazhuar nga dosjet e krimit që i mban Vuçiq në fioka nga njëra anë, dhe me dosjet kundër atyre që tashmë janë në Hage, dosje me të cilat Vuçiq e kërcënon opozitën, duke ju thënë që nëse ndiheni gjallë dëshmitarët kundër tyre do flasin, e nëse heshtni ata do heshtin, dhe në situatën kur bashkësia ndërkombëtare i ka ngritur duar lart nga Kosova duke lejuar Serbinë të bënë atë që po donë në veri, në situatën kur Shqipëria është ngushtë e miqësuar me Serbinë, Kryeministri dhe Kryetarja e shtetit janë të vetmit që së bashku me popullin mundë të marrin vendime të pastra , logjike dhe të dobishme.

-Një diplomat, analist i respektuar britanik para dy ditësh tha: Mos qofsha në lëkurën e Kryeministrit Kurti në këtë kohe, të njëjtën e mendoj edhe unë.

E vërteta e hidhur që ka mbretëruar për 22 vite në Kosovë, tani po ju vjen para syve si vendorëve ashtu edhe ndërkombëtarëve.

Lufta në Ukrainë si duket e ka forcuar pozitën e Serbisë në raport me SHBA-të pore edhe në raport me BE-në duke ditur që këta nuk duan të ndezin ndonjë konflikt në Ballkan që do i shkonte për shtati Putinit, së paku kështu thonë ndërkombëtarët.

Ama shtrohet një pyetje e thjeshtë: Përse u lejua Serbia ti mbanë strukturat e veta kriminale në Kosovë për 20 vite edhe atëherë kur nuk kishte luftë në Ukrainë?

A do të thotë kjo që bashkësia ndërkombëtare po kërkon arsye artificiale për të argumentuar pafuqinë e vetë për të mbrojtur atë që vetë e ka detyrë ta mbroj.

E ndëgjova një opozitar që i tha Kryeministrit Kurti që ” tani më shumë se kurrë na nevojitet koordinim me miqtë tanë ndërkombëtar” por harroj të thoshte që tani më shumë se kurrë na nevojitet koordinimi në mes nesh, pra pozitë e opozitë, e tek pastaj koordinim me miqtë ndërkombëtar të cilët primare i kanë interesat e veta e pastaj të aleatëve të tyre, e pastaj të Kosovës.

Jam shumë i befasuar me qasjen amerikane e sidomos ambasadorit amerikan Kristofer Hill në Beograd, i cili vazhdimisht po sillet sikur të ishte Kosova pjesë e Serbisë e si rrjedhojë i lindë e drejta të komentoj veprimet e kryeministrit Kurti.

Zoti Hill, si një njeri me respekt tek ne shqiptarët, çuditërisht është duke e dëmtuar politik bërjen e z. Kurtit, e si rrjedhojë duke e dobësuar pozitën e Kosovës dhe forcuar pozitën e Serbisë. Nëse e analizojmë atë që ka deklaruar, që nga çështja e stikersave, marrëveshjes për dokumentet personale e deri te marrëveshja për tabelat e automjeteve, zoti Hill asnjëherë nuk ka goditur në cak, përkundrazi ka devijuar rëndë dhe ka mbrojtur interesat e Serbisë. Së fundmi, derisa ambasadori i nderuar Hovenier kërkoj 48 orë për tabelat, z. Hill kërkoj shtyrjen për një vit, edhe atë në të njëjtën ditë me ambasadorin Hovenier. Kjo është shumë e çuditshme.

Gjersa më herët në punët e Qeverisë së Kosovës ndërhynin ambasadorët e akredituar në Kosovë, tani më kjo nuk mjafton dhe kanë filluar edhe ambasadorët e vendeve fqinjë të sillen sikur të jenë zot shtëpie në Kosovë.

Jetoj më tepër se 20 vite në Finlandë, dhe besoni apo jo, kurrë në jetë nuk e kam dëgjua asnjë ambasador të huaj të deklarohet për çështjet e brendshme apo politikës së jashtme të Finlandës, përjashto këtu çështjen e anëtarësimit në NATO.

Gjersa Vuçiq e kalon natën në ministrin e mbrojtjes duke planifikuar kthimin në Kosovë të ushtrisë së vetë, dhe gjersa plagoset polici shqiptarë, z Kristofer Hill i gëzohet ardhjes së fabrikës së automjeteve elektrike në Beograd.

Tolerimi i Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare, do të ju kthehet bumerang ashtu siç ju kthye tolerimi i Putinit që nga viti 2014.

Z, Albin Kurti nuk është vetëm, ai e ka tërë popullin me vete. Në situatën kur opozitarët kryesor janë të shantazhuar nga dosjet e krimit që i mban Vuçiq në fioka nga njëra anë, dhe me dosjet kundër atyre që tashmë janë në Hage, dosje me të cilat Vuçiq e kërcënon opozitën, duke ju thënë që nëse ndiheni gjallë dëshmitarët kundër tyre do flasin, e nëse heshtni ata do heshtin, dhe në situatën kur bashkësia ndërkombëtare i ka ngritur duar lart nga Kosova duke lejuar Serbinë të bënë atë që po donë në veri, në situatën kur Shqipëria është ngushtë e miqësuar me Serbinë, Kryeministri dhe Kryetarja e shtetit janë të vetmit që së bashku me popullin mundë të marrin vendime të pastra , logjike dhe të dobishme.

Kam një porosi për opozitën:

Bashkëpunimi me Vuçiqin duke ju nënshtruar kërcënimeve me dosje vetëm sa do e zgjatë dhe përkeqësoj procesin kundër atyre që janë në Hagë por edhe ndaj jush. Evropa ju sheh ashtu siç ju pa atëherë kur tentuat ta ndanit Kosovën pikërisht si rrjedhojë e shantazhit të Vuçiqit me dosje, e njëjta do ju ndodhë edhe tani, andaj kthenju identitetit tuaj kombëtar sepse ai ju mbron më së miri nga çdo gjë.

Ndërsa bashkësisë ndërkombëtare ua përkujtoj, që jemi një popull kokëfortë por shumë atdhetar, dhe inteligjent, popull që din ta ndan të keqen nga e mira, mikun nga armiku, vendimin e drejtë dhe të padrejtë, popull që nuk i nënshtrohet shantazhit, andaj mos bëni pazar me Serbinë në emër të Kosovës sepse do të dështoni. Mos e humbni dashurinë që kemi në thellësinë e zemrës për ju, duke tentuar ta fitoni simpatinë e armikut tuaj në këtë rast të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".