Kosova nuk duhet të mbahet më tutje nën masat e pa drejta të vendosura nga BE

Kosova nuk duhet të mbahet më tutje nën masat e pa drejta të vendosura nga BE
Kosova nuk duhet të mbahet më tutje nën masat e pa drejta të vendosura nga BE

Blerim Burjani

  • 30 March 2024 - 20:57

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Tash është koha e pezullimit të kushteve, të sanksioneve. Momenti mundë të jetë i duhur, mundë të kërkohet, por Kosova ka marr obligime të shumta. Perëndimi e mbanë Kosovën për fjalën e dhënë, për premtimet e bëra. Organizimi e zgjedhjeve në veri, zvogëlimin e policisë speciale të Kosovës, dhe themelimi i asociacionit.

 

-Marrja e votës absolutë për anëtarësim në KiE është vetëm hapi parë që e ka bërë Kosova në këtë drejtim , dhe është fitore fillestare procedurale. Megjithatë është e qartë që Kosova po përkrahet. Krerët institucional janë zotuar me një ketër se do ti përmbushin të gjitha kushtet. Kjo ka bërë që hapi i parë të kalohet. Hapi i dytë është Asambleja Parlamentare që duhet ta kaloj Kosova,dhe këshilli i ministrave. Votat janë, tash optimist jemi se Kosova do të anëtarësohet në KiE . Serbia po e kundërshton këtë, por nuk është serioze sepse edhe Serbia këtë e ka ditë. Ky shtet vetëm po koritet se Kosova është shtet i njohur nga fuqitë e mëdha, e tash nuk ka nevojë të çuditet askush pse Kosovës do ti hapen dyert në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku kanë ndikim miqtë e Kosovës. Tash është koha e pezullimit të kushteve, të sanksioneve. Momenti mundë të jetë i duhur, mundë të kërkohet, por Kosova ka marr obligime të shumta. Perëndimi e mbanë Kosovën për fjalën e dhënë, për premtimet e bëra. Organizimi e zgjedhjeve në veri, zvogëlimin e policisë speciale të Kosovës, dhe themelimi i asociacionit. Pra kushtet janë ende në fuqi, dhe pa u normalizua gjendja plotësisht në veri nuk do të ketë heqje të masave. Pra tash është kohë kur duhet dëshmuar plotësisht shtensionimin e gjendjes në veri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".