Thirrja për bojkotim të procesit të regjistrimit,është thirrje direkt e refuzimit të institucioneve të Kosovës

Thirrja për bojkotim të procesit të regjistrimit,është thirrje direkt e refuzimit të institucioneve të Kosovës
Thirrja për bojkotim të procesit të regjistrimit,është thirrje direkt e refuzimit të institucioneve të Kosovës

Gjon Keka

  • 07 April 2024 - 08:28

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Shihet tepër qartë se kush i ka penguar gjithnjë dhe po e pengon edhe sot komunitetin serb atje të integrohet në jetën dhe institucionet dhe të marrë pjesë në proceset demokratike dhe ligjore të Republikës së Kosovës. Pra është pikërisht kjo parti politike serbe (Lista serbe), e cila edhe pse e regjistruar si subjekt politik në shtetin e Kosovës ende vazhdon të mos e pranojë realitetin se Kosova është shtet. Në fakt thirrja e tyre për bojkotim të procesit të regjistrimit është thirrje direkt e refuzimit të autoritetit të institucioneve kushtetuese të republikës së Kosovës duke u përpjekura ta mbajnë këtë pjesë të shtetit të Kosovës si pjesë në ndikimin e plotë të Serbisë dhe politikës së saj.

 

Thirrja për të bojkotuar regjistrimin e popullsisë është vazhdimësi e avazit të vjetër të politikës serbe e cila nëpërmjet partive të saj politike në Kosovë tenton ta pengojë dhe mbajë vazhdimisht të papërcaktuar komunitetin serb që jetojnë atje, duke e larguar nga respektimit i obligimeve ligjore të republikës së Kosovës e në këtë rast të regjistrimit të popullsisë. Regjistrimi i popullsie është një obligim ligjor i secilit shtet,thirrja për bojkotim duhet gjobitur dhe ndëshkuar vetë ata që bëjnë thirrje, sepse këta i pengojnë qytetarët serb të cilët jetojnë në atë pjesë të republikës së Kosovës të marrin pjesë lirshëm në këtë proces të rëndësishëm edhe për vetë ata dhe të ardhmen e tyre brenda shtetit të Kosovës si qytetar të saj.

 

Propaganda dhe manipulimi nga një parti e tillë serbe e cila dirigjohet nga Beogradi duke bërë trysni ndaj komunitetit serb atje tregon për kundërshtimin e vazhdueshëm të saj ndaj institucioneve dhe proceseve të rëndësishme për vetë komunitetin serb dhe shtetin e Kosovës atje , ky bojkot ndaj regjistrimit është bojkot ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Por që në fakt ky bojkot sikur është parë gjithnjë do t'i kushtojë vetë qytetarëve serb atje që bien pre e manipulimeve dhe politikës së mos pranimit të realitetit dhe të obligimeve ligjore të shtetit të Kosovës sikur është rasti i regjistrimit të popullsisë. Shihet tepër qartë se kush i ka penguar gjithnjë dhe po e pengon edhe sot komunitetin serb atje të integrohet në jetën dhe institucionet dhe të marrë pjesë në proceset demokratike dhe ligjore të Republikës së Kosovës. Pra është pikërisht kjo parti politike serbe e cila edhe pse e regjistruar si subjekt politik në shtetin e Kosovës ende vazhdon të mos e pranojë realitetin se Kosova është shtet.

 

Në fakt thirrja e tyre për bojkotim të procesit të regjistrimit është thirrje direkt e refuzimit të autoritetit të institucioneve kushtetuese të republikës së Kosovës duke u përpjekura ta mbajnë këtë pjesë të shtetit të Kosovës si pjesë në ndikimin e plotë të Serbisë dhe politikës së saj. Edhe përkundër këtyre tendencave të vazhdueshme të bojkoteve ,të mospranimit të realitetit dhe të marrjes pjesë në proceset demokratike dhe obligimet qytetare e ligjore sikur është edhe kjo e regjistrimit të popullsisë, qytetarët e vetëdijshëm të komunitetit serb duhet të mos i dëgjojnë thirrjet e tilla por të marrin pjesë në këtë proces të regjistrimit i cili i shërben më së shumti të mirës publik të tyre në atë pjesë si qytetarë të republikës së Kosovës, pronave të tyre të banimit dhe ekonomive familjare etj, pra ky regjistrim është i obligim ligjor për të gjithë qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në atë pjesë të territorit të republikës së Kosovës.

 

Prandaj duke parë se si kjo parti politike serbe(Lista serbe) e cila që nga regjistrimi i saj si subjekt politike në shtetin e Kosovës, ka luajtur rol tepër negativ ,tepër të dëmshëm, si një„mashë“ e politikës së Beogradit për ta dëmtuar funksionimin normal të institucioneve të republikës së Kosovës dhe për ta penguar çdo proces demokratik dhe integrues të Kosovës i nga brenda ashtu edhe nga jashtë, Kosova si shtet duhet të marrë masat e saj dhe ta ndëshkojë këtë parti politike serbe e cila vazhdon me avazin e vjetër të luftës kundër institucioneve dhe kushtetutës së Kosovës si dhe të manipulimit, kërcënimeve dhe shantazheve ndaj qytetarëve serbe të Kosovës të cilët duan të jetojnë, të integrohen dhe përfitojnë nga mbështetja që ofron Republika e Kosovës me të gjitha të drejtat e tyre madje të drejta të pakicave që nuk i ka asnjë vend në Bashkimin Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".