Franca nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Franca nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Franca nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gjon Keka

  • 10 April 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Gjon Keka 

Roli i Francës në këtë kohë ndaj procesit të anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës do të jetë në sinkron me të gjithë vendet tjera përkrahëse që Kosova të bëhet pjesë e kësaj Organizate Evropiane. Shumica e vendeve më ndikim sikur është Franca ,Gjermania ,Anglia dhe Italia presin nga Kosova dhe Serbia të ecin përpara drejtë normalizimit dhe zbatimit pa humbur kohë të marrëveshjes së arritur kohë më parë në Ohër.

-Është e kuptueshme se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet pritur krah hapur nga të gjitha vendet anëtare dhe ato me ndikim ,sepse hyrja e Kosovës në këtë këshill do të thotë shumë për demokracinë ,të drejtat e njeriut ,lirinë,paqen etj si parime mbi të cilat thirren dhe qëndrojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe Evropa në përgjithësi. Po ashtu hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës do të thotë një vlerë e shtuar për vetë këshillin,respektivisht këtë organizatë evropiane dhe mbi të gjitha një para hyrje e Kosovës në udhën e integrimit të plotë në institucionet euroatlantike. Më saktësisht anëtarësimi i Shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës ia hap Kosovës si shtet një faqe të re në procesin e saj të integrimit dhe në rrugën e forcimit si shtet demokratik ,i lirive dhe të drejtave të njeriut etj.

Tani është koha dhe momenti që nuk duhet humbur , këtë e din edhe të gjithë vendet anëtare të Këshillit të Evropës, se nëse tani nuk anëtarësohet Kosova në këtë organizatë atëherë gjërat do të marrin kahe tjetër dhe me rivendosjen e rendit të ri ndërkombëtare dhe përmbylljes së fushave të interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik, favori do të mund të zvogëlohet ,sepse do të ketë ndryshime brenda një kohë të shkurtër në të ardhmen. Prandaj tani është momenti i favorshëm që Kosova si shtet të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe kështu me hapjen e kësaj dere tani do t'i hapen edhe shumë derë të tjera më rëndësi pozitive jo vetëm për Kosovën ,por edhe për rajonin dhe Evropën.

Kosova tani në këtë kohë nuk duhet të flet se si dhe çfarë do të bëjë pas anëtarësimit, por ajo duhet të punojë më gjithë energjinë dhe me miqtë e aleatët si ShBA ,Gjermaninë ,Francën,Italinë, Anglinë etj dhe me të gjithë vendet që kanë ndikim dhe pritet vota nga ta, që vendimi për anëtarësim të rezultoi pozitiv dhe Kosova të pranohet si anëtare e kësaj organizate evropiane. Fokusi i Kosovës në këtë kohë duhet të jetë që të lëvizë të gjithë gurët për të marrë këtë hap historik të anëtarësimit, të mos qëndroj në pritje ,por së bashku me ShBA dhe miqtë tjerë evropian që kanë ndikim vendimtar ta bëjnë ditën e votimit realitet historik dhe akt të mishëruar të pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sikur është parë gjatë kësaj kohë është kërkuar nga Kosova që të lëviz me disa hapa si ajo me Asociacionin etj, ashtu që mos të ketë ndonjë pengesë dhe dilema atë ditë të votimit, dhe kjo sigurisht është sfide radhës për Kosovën që duhet ta kalojë si shtet në zhvillim dhe që aspiron të ketë të ardhmen brenda familjes evropiane.

Në rast të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ,Kosova duhet pastaj fokusin ta ketë në anëtarësimin e saj në NATO që ta zë hapin që në vitin 2026 të bëhet anëtare e saj ,dhe menjëherë pas kësaj të përgatitet për kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2032. Me anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe më pas në NATO, atëherë Serbisë do të fillojnë t'i shuhen ëndrrat dhe iluzionet dhe kështu ngadalë ajo do të pajtohet me realitetin se Kosova është shtet dhe e ardhmja e Kosovës dhe e vetë Serbisë do të jenë Bashkimi Evropian,  rrugë tjetër nuk ka. Me pak fjalë Franca nuk besoj që do t'ia plotësojë dëshirat Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por ajo do të kërkojë që palët të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve dhe të punojnë në proceset e paqes, demokratizimit dhe integrimit në institucionet euroatlantike.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".