Lexoni edhe:
Ata që 20 vjet ishin në pushtet dhe dështuan nuk mundë të kërkojnë mrekulli me ndryshime, për ti kompensuar dhe riparuar dy dekadat e qeverisjes së korruptuar
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Definitivisht shtetet perëndimore, pra BE, duhet që ta ri pozicionon politikën e vetë dhe të hiqen masat pa vonesë, se sa të vazhdohet e të mbeten kotë masa kundër Kosovës. Në BE masat kundër Kosovës nuk sjellin kurrfarë interesi dhe kurrfarë ndryshimi apo përfitimi, por janë krejtësisht dhe plotësisht të pa dobishme dhe të pa nevojshme. Masa të tilla me kohë do të ishte dashur të vendosen kundrejt Serbisë. Qeveria Kurti, në këtë mandat të qeverisjes trevjeçare, e ndryshoj gjendjen në veri të vendit plotësisht.
Ndryshoj status quon, u krijua një situatë e re që akoma duket e pa qartë. Aleksandër Vuçiqi e shfrytëzoj këtë politikë të Kurtit për ta bërë lojën e vetë të konfliktit, dhe arriti për ta bërë atë që ka dhe e kishte në mendje ta bëjë, që konflikti të jetë i ngrirë dhe të mos ketë asnjëherë normalizim, asnjëherë të mos ketë zhvillim të marrëdhënieve me Kosovën ,duke konfirmuar politikën se Serbia nuk e pranon asnjëherë shtetin e Kosovës dhe nuk e pranon asnjë zgjidhje duke e cilësuar territor i humbure dhe i marrun.
Kjo është politikë e qartë serbe dhe tash perëndimi duhet veten ta qartësoj kundrejt Serbisë. Pra Serbia kaherë i ka treguar perëndimit që nuk ka gjasa të ofrohet Serbia te perëndimi, apo të jetë pjesë e kësaj politike. Mes BE-së dhe SHBA-ve ka pasur ide se Serbia do ta pranoj politikën perëndimore, por kjo u pa se nuk do të ndodhë përafrimi . Edhe Kosova mbeten në politikë e vetë në linja të njëjta properëndimore, prandaj tash është koha e fundit që perëndimi të mundë ta kuptoj se me vënien e masave kundër Kosovës nuk fiton nuk ndryshon asgjë, nuk fiton asgjë nga Serbia.
Definitivisht shtetet perëndimore, pra BE, duhet që ta ri pozicionon politikën e vetë dhe të hiqen masat pa vonesë, se sa të vazhdohet e të mbeten kotë masa kundër Kosovës. Në BE masat kundër Kosovës nuk sjellin kurrfarë interesi dhe kurrfarë ndryshimi apo përfitimi, por janë krejtësisht dhe plotësisht të pa dobishme dhe të pa nevojshme. Masa të tilla me kohë do të ishte dashur të vendosen kundrejt Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".