Ditëlindja e Gjergj Kastriotit të shpallet festë zyrtare shtetërore e kombëtare në Kosovë

Ditëlindja e Gjergj Kastriotit të shpallet festë zyrtare shtetërore e kombëtare në Kosovë
Ditëlindja e Gjergj Kastriotit të shpallet festë zyrtare shtetërore e kombëtare në Kosovë

Gjon keka

  • 13 April 2024 - 09:49

Nga Gjon Keka

Po afron përvjetori i 619 i ditëlindjes së shpëtimtarit të identitetit tonë, qenjes sonë arbërore europiane, dhe mbrojtësit të civilizimit të përbashkët të familjes europiane, Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), kryezotit, gjeneralit, burrështetit të Arbërisë dhe Europës.

Do të ishte një bekim i madh për kombin tonë, që i gjithë populli i Kosovës pa dallim të mblidheshin si bijtë e Dardanisë arbërore dhe ta festojnë ditëlindjen e shpëtimtarit të tyre. Pa të cilin ne as që do të flisnim sot shqip, as që do të kishim shtet, as që do të ekzistonim si komb ,do të kishim mbetë si bijë të mërguar dhe paatdhe. Qielli e Zoti e dërgoj këtë qenje njerëzore me rreze hyjnore nga brenda për ta drejtuar popullin e tij në kohërat më të vështira të kontinentit europian. I bekuar është ai komb, shtet e popull që ka si shpëtimtar një personalitet të tillë historik që mbrojti jo vetëm atdheun e tij ,por edhe atdheun e përbashkët të kontinentit të kombeve europiane. Do të ishte poashtu një bekim i madh komëbtar që dita e lindjes së shëptimtarit të identitetit tonë dardano-arbëror Gjergj Kastriotit të shpallet festë zyrtare kombëtare e shtetërore në Kosovë dhe Shqipëri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".