Lajthitjet eksperimentale dhe deshtimet në sistemin e arsimit dhe edukimit në Kosovë!...

Lajthitjet eksperimentale dhe deshtimet në sistemin e arsimit dhe edukimit në Kosovë!...
Lajthitjet eksperimentale dhe deshtimet në sistemin e arsimit dhe edukimit në Kosovë!...

Ismail Muçiqi

  • 13 April 2024 - 15:36

Shkruan Gazetari - Ismail Muçiqi

Një nga shtyllat kryesore e cila e mban dhe e ndërton Shtetin dhe ardhmërinë e një populli padyshim se është Sistemi i Arsimit dhe Edukimit. Me vite e vite u fol dhe u përfol, u bene analiza dhe u konstatua se Arsimi dhe Edukimi në Kosovë ka mbet mbrapa dhe asesi nuk po arrin ta marr veten. U bënë shumë eksperimente me programin shkollor me ndryshimin e Kulikulave e qka jo tjetër. Mjerisht Qeveritë e njëpasnjëshme që nga pas lufta asnjëherë nuk i dhanë prioritet të njëmend Arsimit dhe Edukimit. U hapën Kolegje dhe Universitete gjithandej Kosovës pa një studim të mirëfillt të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, më shumë për interesat partiake përkatësisht për vjeljen e votave në interes të partive politike. Kjo mendësi e udhëheqjes të qeverive jo që e avancojë cilësinë dhe ngritjen e nivelit në Sistemin e Arsimit në Kosovë por kjo përkundrazi e degradoj Sistemin nga shkolla fillore deri tek niveli Universitarë i shkollimit.

Nëpër shkollat e Kosovës u punësuan individët pa përgaditje nga aspekti moral, edukativ e profesional. Në vazhdimësi u la anash sjellja, edukata, kultura, e personalitetit nxënës apo student deri tek kuadri mësimorë që ka përgjegjësi për ti aftësuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi për tu përgatitur në aspektin profesional të njeriut i cili duhet të jetë bartës i progresit të shoqërisë në përgjithësi. Nëpër shkollat dhe Universitetet e Kosovës, u punësuan individ me libreza partiake të cilët prioritet kishin lëbimin për interesat e partisë e jo për Arsimimin dhe Edukimin e gjeneratave për qka janë të thirrur dhe kanë obligim ligjorë dhe Kushtetues për ta arsyetuar kompensimin që marrin nga shteti. Këto dështime tani po manifestohen kohë pas kohe nëpër institucionet shkollore ku përpos nivelit të ulët të dijës profesionale kanë filluar edhe probleme tjera të atakimit – ngacmimit seksual të arsimtarëve apo profesorëve ndaj nxanësve apo studenteve dukuri kjo shumë e dhimbshme për shoqërinë Kosovare.

Më thotë mendja se kushti i parë që duhet të aplikohet dhe të kërkohet në sistemin shkollor ndaj punëtorëve te Arsimit gjithmonë duhet të jetë vetia morale, njerëzore dhe edukative e personelit mësimorë. Punëtori i Arsimit mësuesi apo profesori ka qenë dhe duhet të jetë pasqyrë për nxënësin apo studentin përkatësisht shembull i njeriut të edukuar, të arsimuar, me karakter dhe integritet të definuar. Këtë e kanë thënë edhe pedagogët Komenski e Pestaloci. Padyshim se ndërrimi i sistemit dhe depërtimi i rrymave demokratike në shoqërinë Kosovare shumë intelektualeve dhe institucioneve u mungon vetëdija për përgjegjësinë që kanë ndaj shkollimit të gjeneratës së re. Si mund ti besohet se ka fare cilësi në Arsim nëpër Kolegjet dhe Universitetet private ku asnjë student nuk humb semestrin apo vitin por të gjithë në afat marrin diploma universitare. Kjo mendësi Kosovës i prodhon analfabet funksional të cilët nuk janë në gjendje ti avancojnë përpara proceset të cilat i kërkon tregu dhe koha në të cilën po jetojmë. Andaj Institucionet e Shtetit të Kosovës përkatësisht Qeveria është koha që të veproj përmes reformës “të një shok terapie” në Sistemin e Arsimit dhe Edukimit pa të cilin nuk ka perspektive e as progres.     

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".