Lista serbe në veri të Kosovës organizatë mafioze e Beogradit që duhet të përjashtohet, izolohet dhe ndëshkohet

Lista serbe në veri të Kosovës organizatë mafioze e Beogradit që duhet të përjashtohet, izolohet dhe ndëshkohet
Lista serbe në veri të Kosovës organizatë mafioze e Beogradit që duhet të përjashtohet, izolohet dhe ndëshkohet

Blerim Burjani

  • 14 April 2024 - 08:38

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

 

Kjo listë është një lloj organizate mafioze,dhe në veri të Kosovës i ka iniciativat e veta politike dhe OJQ-të që i kontrollon. Për të pasur një funksionim normal, politik e demokratik , atje duhet të ketë subjekte të reja politike serbe të cilat janë të pavarura nga Beogradi, dhe ato do të duhej ta mbrojnë interesin e serbëve në Kosovë, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, me benefitet që këto mjete ligjore i sigurojnë dhe garantojnë .

 

Lista Serbe nuk është përgjegjëse ndaj institucioneve apo ligjeve të Kosovës. Lista e tillë është plotësisht e pavarur nga Kosova, pra nuk i bindet shtetit të Kosovës por Serbisë, prandaj në këtë rast edhe perëndimi nuk ka se çka të ndërmerr ndaj kësaj liste politike të Beogradit veç se ta ndëshkoj së bashku me Beogradin për rrezikimin dhe prishje të paqes, or zhvillim të krimit dhe kontrabandës kudo që ka vepruar. Kjo listë është një lloj organizate mafioze,dhe në veri të Kosovës i ka iniciativat e veta politike dhe OJQ-të që i kontrollon. Për të pasur një funksionim normal, politik e demokratik , atje duhet të ketë subjekte të reja politike serbe të cilat janë të pavarura nga Beogradi, dhe ato do të duhej ta mbrojnë interesin e serbëve në Kosovë, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së shtetit të Kosovës, me benefitet që këto mjete ligjore i sigurojnë dhe garantojnë .

 

Sa ju përket zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës, është e qartë se ndërkombëtarët do të vazhdojnë për të krijuar klimë që atje të ketë zgjedhje normale dhe në frymë tolerante e demokratike. Për këtë po punohet pa u ndalë nga dita në ditë. Qëllimet janë të qarta. Normalizimi politik në veri dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Tash për sa kohë do të arrihet synimi ndërkombëtar as ata nuk dinë ndonjë datë brenda këtij viti, por qëllimi është që të arrihet normalizimi si duhet dhe rajoni me u përgatit për integrime të suksesshme në BE. Dihet se Ballkani vuan nga e kaluesja. Popujt e Ballkanit e kujtojnë tërë kohën e kaluar, prandaj duhet bindur që të shkëputen nga ajo periudhë. Nuk kanë të ardhme duke mbetur e vendnumëruar në të kaluarën. E ardhmja nuk është e kaluara, e kaluara nuk është e ardhmja. Përpjekjet duhet të fokusohen për një të ardhme të pa kushtëzuar për të mirën e të gjithëve. Pra Serbia ende nuk po mundë të shkëputet nga e kaluara carsite dhe hegjemoniste. Për ta ndryshuar këtë duhet presion i madh ndërkombëtar. Gjithmonë ka frymë regresive në shoqëri por nuk duhet lejuar të vazhdon të mbizotëron edhe më tutje politika që duhet mbetur një histori e harruar dhe kohë e kaluar historike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".