Liberalizimi i vizave për personat që bartin dokumente ilegale të lëshuar nga e ashtuquajtura Zyra për KM, lajm i keq për Kosovën

Liberalizimi i vizave për personat që bartin dokumente ilegale të lëshuar nga e ashtuquajtura Zyra për KM, lajm i keq për Kosovën
Liberalizimi i vizave për personat që bartin dokumente ilegale të lëshuar nga e ashtuquajtura Zyra për KM, lajm i keq për Kosovën

Dr. Hysni Aliu

  • 14 April 2024 - 08:46

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 

Opozita do të duhej të reagonte pikërisht për këtë e jo për gjëra të pakuptimta e jo ekzistente. Besoj që ky është një gabim i madh strategjik i cili vetëm se do i hap rrugë Serbisë që edhe për serbët e komunave të Asociacionit që do formohet të lëshoj pasaporta të veçanta, pra kjo do të ketë ndikim zingjirorë në fazat tjera të konsolidimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe faktorizimit të ti si një shtet brenda shtetit.

 

 

Liberalizimi i vizave për personat që bartin dokumente ilegale të lëshuar nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovë dhe Metohi është lajm i keq për Ballkanin dhe Evropën. Kjo i paraprin procesit për formim të shteteve brenda shteteve. Për këtë kam shkruar shumë herë dhe me kohë, por siç po duket edhe për këtë kemi një marrëveshje sekrete në dialogun e ndërmjetësuar nga BE ja. Këtë e vërteton fakti që Kosova s’ka bërë asgjë për të parandaluar këtë fenomen të rrezikshëm. Deklarimi i Qeverisë së Kosovës nëpërmjet këshilltarit të zkm. Besnik Bislimi tregon që është një deklarim sa për sy e faqe vetëm sa për ti shpërla duar dhe vetveten nga kjo marrëveshje e ndyrë që ka bërë qeveria e Kosovës me Serbinë. Z. Besnik Bislimi nuk mundet t’i mashtroj njerëzit që din ti lexojnë gjërat më thellë sesa ajo që na thotë një këshilltarë i tij. Besoj që ky është një gabim i madh strategjik i cili vetëm se do i hap rrugë Serbisë që edhe për serbët e komunave të Asociacionit që do formohet të lëshoj pasaporta të veçanta, pra kjo do të ketë ndikim zingjirorë në fazat tjera të konsolidimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe faktorizimit të ti si një shtet brenda shtetit. Opozita do duhej të reagonte pikërisht për këtë e jo për gjëra të pakuptimta e jo ekzistente.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".