Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, serbët lokal të çlirohen nga bandat kriminale të Aleksandër Vuçiqit

Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, serbët lokal të çlirohen nga bandat kriminale të Aleksandër Vuçiqit
Zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës, serbët lokal të çlirohen nga bandat kriminale të Aleksandër Vuçiqit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 16 April 2024 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Qeverisë së Republikës së Kosovës i bije hise që të organizoj mbarëvajtje të plotë demokratike dhe të mos ketë eksese në asnjë komunë, por në mënyrën e vetë secili të drejtohet kutisë së votimit dhe ta jep votën e tij demokratike pa asnjë trysni dhe kërcënim, ose vjedhje votash. Por edhe OSBE-eja e dha fjalën e saj duke thënë se është në dorën e votuesve nëse duan apo jo të votojnë për shkarkimin e kryetarëve në këto komuna. Pra duhet të jetë vota e lirë.

-Presioni ndërkombëtar për bojkotimin e listës serbe nuk e besoj se do të ketë efekt pozitiv për mbajtjen e zgjedhjeve, se dihet që në fakt Lista serbe as që e ka në dorë ose ndikimin në popullatën e atjeshme. Kjo krejt varet nga bandat serbe në Beograd e që do të thotë ndryshe se çka thotë Aleksandër Vuçiqi. Në fakt as që do të duhej të futej kurrë në Kuvendin e Republikës kjo farë Lista Serbe, që u tregua hapur se në gjirin e saj ka pasur dhe ka terrorist. Dhe si mund të hyjnë ata në Kuvend dhe të marrin rrogat nga djersa dhe taksat tona. Deri dje bëhej zhurmë se njëherë duhej të mbaheshin zgjedhjet, u mbajtën në mënyrën më demokratike të mundshme dhe u pranuan nga faktori ndërkombëtar, me pastaj ata thanë se jo se janë të paligjshme.

Tashme është caktuar edhe data se kurë do të duhej te mbaheshin me 21 prill zgjedhjet dhe shih për këtë tashmë ato bojkotohen pikërisht nga Lista serbe. Bile shkojnë edhe më larg që ju bëjnë thirrje qytetarëve të këtij komuniteti, bile edhe i frikësojnë që të mos dalin në zgjedhje, dhe i bëjnë disa ankesa të panevojshme. Votuesi duhet ta jep votën e tij të lirë dhe pa ndikim dhe të shihet para botes demokratike se zgjedhjet e organizuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë të lira dhe demokratike, mirëpo shih për këtë Aleksandër Vuçiqi nga Beogradi i dirigjon në rrugën e gabuar që të zgjedhin rrugën e bojkotit dhe sërish do të prodhon qëllimisht kriza dhe vonesë të panevojshme. Pra faktori ndërkombëtar dhe shumë ambasada të huaja janë befasuar me një vendim të tillë dhe bojkotim të zgjedhjeve të cilat akoma janë duke bërë përpjekje që të shqyrtojnë një vendim të tillë, pra të dalin në zgjedhje . Bile treguan hapur keqardhjen duke thënë se na vjen keq për këtë rrugë të gabuar që ka zgjedhur lista Serbe, kupto se prapa saj fshihet, në fakt nuk fshihet po e thonë hapur që të bojkotohen zgjedhjet me arsyetime të pabaza, jo Albin Kurti, ose përse janë vënë kamerat të cilat nuk janë aspak arsye për të bojkotuar zgjedhjet.

Qeverisë së Republikës së Kosovës i bije hise që të organizoj mbarëvajtje të plotë demokratike dhe të mos ketë eksese në asnjë komunë, por në mënyrën e vetë secili të drejtohet kutisë së votimit dhe ta jep votën e tij demokratike pa asnjë trysni dhe kërcënim, ose vjedhje votash. Por edhe OSBE-eja e dha fjalën e saj duke thënë se është në dorën e votuesve nëse duan apo jo të votojnë për shkarkimin e kryetarëve në këto komuna. Pra duhet të jetë vota e lirë. Më së miri do të ishte të heqin dorë nga bojkoti dhe po ashtu të mos i binden Qeverisë së Beogradit që qytetarët e këtij komuniteti të heqin dorë nga zgjedhjet pra ti bojkotojnë ato zgjedhje, sepse politika e qeverisë se Aleksandër Vuçiqit, nuk është asgjë tjetër pos mjet i destabilizimit të vendit. Pra këtë e mendon vetëm qeveria kriminale e Aleksandër Vuçiqit

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".