Lexoni edhe:
Shqiptarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Po hidhen poshtë deklarimet e znj. Bokojanis se ” Kosova është shtet parlamentar dhe demokraci funsionale, ku pranimi në Këshillin e Evropës, do të ishte etapë në procesin e integrimeve të Kosovës në strukturat evropiane. Bokojanis gjithashtu kishte thënë së Kosova ka arritur përparime edhe kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si edhe kur bëhet fjalë për të drejtat elementare njerëzore.
-Presidenti i Serbisë, është ai që vazhdimisht po prodhon kriza. Ky kriminel lufte po i përpinë fjalët e veta sa herë që është nevoja. Këtë retorikë rrenash serbët e kanë trashëgim nga Dobrica Qosiq. Po mashtron botën perëndimore qysh po i teket atij. Vuçiqi po iu imponon politikën fashiste BE-së, së është faktor paqe dhe stabiliteti në botën serbe. Në anën tjetër miqësinë e vërtetë e ka më Rusinë cariste dhe më Kinën. Vuçiqi po lobon kundër Kosovës, edhe përkundër së ka firmosur marrëveshje në Bruksel, për mos lobim. Ai në krye të grupit ka emëruar Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiqin, për t’ia pamundësuar Kosovës inkuadrimin në Këshillin e Evropës. Si duket Serbia edhe gjeti aleatin që Kosovës t’ia pamundëson këtë rrugëtim në një organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar. Presidenti Vuçiq, para pakë kohë kishte vizituar Francën, dhe kishte deklaruar, së presidenti Makron, i ka premtuar që Kosovës t’i vihet kushti paraprak për implementimin e Asociacionit.
Shqiptarët duhet të bashkohen për ta mbrojtur KosovënLexoni edhe:
Duket së kjo vizitë edhe do të rezulton pro lobimit serb. Ka paralajmërime së do të këtë veto nga Gjermania, Franca dhe Italia, që është kundër proceseve pozitive për paqe dhe prosperitet në Ballkan. Një përkrahje e tillë karshi serbomadhit, dhe kriminelit të luftës, Aleksandër Vuçiq, do ti shërben atij mirë në rrugëtimin për realizimin e idesë, të gjithën serbët në një shtet. Ky stopim i Kosovës, nuk ka së si të kuptohet ndryshe, veç përkrahje e hapur Serbisë putiniste, dhe anashkalim të Kosovës pro-evropiane. Vendosja e shkopinjve nën rrota nuk është dashamirësi dhe as miqësi ndaj Kosovës së vogël.
Po hidhen poshtë deklarimet e znj. Bokojanis se ” Kosova është shtet parlamentar dhe demokraci funsionale, ku pranimi në Këshillin e Evropës, do të ishte etapë në procesin e integrimeve të Kosovës në strukturat evropiane. Bokojanis gjithashtu kishte thënë së Kosova ka arritur përparime edhe kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si edhe kur bëhet fjalë për të drejtat elementare njerëzore. Me mos pranim të Kosovës do të shkelën parimet bazë të 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Nga këto shtete pavarësinë nuk e kanë njohur 12 prej tyre, dhe si duket edhe ky element ka ndikuar që të merret vendim kaq i padrejtë për mos pranim të Kosovës.
Si duket në lobim të Serbisë të Vuçiqit, është inkuadruar edhe hungarezi, Viktor Orban, i cili do të tenton të binde Italinë pro Serbisë, kur dihet së disa parlamentarë më deklarimet e tyre kanë dalë kundër Kosovës. Liderët perëndimor gjatë kishin besuar së Beogradi është çelësi i stabilitetit rajonal, edhe viteve të 90-ta kur në pushtet, ishte autokrati, Sllobodan Millosheviq. Rezultati i gjithë kësaj dihet. Millosheviqi fillojë luftën pushtuese ndaj republikave të tjera, duke lënë mbrapa mijëra viktima të gjenocidit serb në Bosnje dhe në Kosovë. Në fund për të shpëtuar këta popuj kishte intervenuar NATO. Duket së të mjetin gabim, bota perëndimore do ta përsëritë edhe tash, më presidentin Vuçiq në krye të Serbisë. Dhe, gabimi i mundshëm i përsëritur nga faktori ndërkombëtar, do të dërgonte popujt e rajonit pas 30 vitesh, në një luftë edhe më të tmerrshme, se ajo më rastin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Duket së këto lëshime ndaj Serbisë të pa reformuar, po bëhen edhe nga interesat e reja të Evropës, por edhe të Amerikës në rajon. Së a do të jetë kështu apo do të mbetet më shumë spekulim, do të tregojë koha.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".