Një soj njeriu pa moral! Një turp i atdheut! Një edukim i keq! Pasuri vulgare...!

Një soj njeriu pa moral! Një turp i atdheut! Një edukim i keq! Pasuri vulgare...!
  • 23 May 2015 - 08:36

Braktisën drejtësinë, ligjet, demokracinë, moralin qytetar, hapën portale të ndyta

Shkruan: Riza Greiçevci

Vdekatarët devoll'çe të vdekur për së gjalli: pa kulturë, pa dashuri, pa moral qytetar, të pangopshëm, e dinë e mbi të gjitha besojnë se patjetër një ditë fuqia e popullit dhe e ligjit do ta hedhë në kokërrshpinë, do ta shkelë, do ta hedhë para gjyqit të popullit gllabëruesin, zhvatësin e rrëmbyesit e sa e sa qindra hektarëve të tokave e do ta gjykojë tyxharin e pasurisë së Kosovës

Nuk të japim pa dalë fare...!

Heu, gjithë këto rrena! Gjithë këto shantazhe. Gjithë këto krime ekonomike e plaçkitje. Gjithë këto hajni. Gjithë këto pasuri: dikush pa bukë, dikush edhe mish viçi i blen maces së tij. Gjithë këto shkelje të drejtë- sisë. Të ligjeve. Të Kushtetutës. Gjithë këto sharje, fyerje, përgojime...Gjithë këto thirrje për ta hëngër për së gjalli shtetin, për t'i fërguar në hell ligjet, drejtësinë, moralin qytetar...Gjithë këto urrejtje, pabesi, gjithë këto thirrje, Kosovë, me t'lanë shkretë, gjithë këto thirrje për pushtet. Gjithë këto thirrje për linçime, gur e hekur, gjak, luftime... Po ti, Kosovë, e gjallë je? Ti tani po gjë- mon se gjëmë e dhimbje ke? Ti po vajton? Çka kanë nënat që mallkojnë? Çka kanë fëmijët që lotojnë? Ku janë ligjet dhe drejtësia? Ku është shteti, a pavarësia? Nga po shkon, Kosovë dardane, pse një luftë dje e bane? Të kërcënohen me burgime, me gjykata, me dënime! Ngre kokën, je dardane, nuk të japim pa dalë fare!

Portali fantazmë 'Indeksonline', i hapur nga kriminelët ekonomikë, zhvatës e plaçkitës të aseteve të popullit

Kohëve të fundit, nëpër disa portale të ndyta, pjellë e shumave marramendëse parash të thithura nga korrupsioni e krimi i organizuar, nga droga, nga hajnia, nga haraçi, nga tenderët, po shfaqen disa lugetër të dalë nga varret, që kanë mbetur të vetmuar, qyqe vetëm, pa Zot, pa fe, pa atdhe, kanë mbetur pa besimin e popullit, po merren me do cukla shkrimesh nëpër portale, pa kulturë, pa vlerë, pa fakte e pa kurrfarë dëshmie, po bëjnë përpjekjet e fundit për të përdhosur, për të mposhtur, minimizuar e përgojuar partinë më të madhe dhe më të votuar në Republikën e Kosovës, PDK! E gjithë kjo gjullurdi e ndyrësi po bëhet në dy drejtime: E para: Sot, në kohën kur po pritet aprovimi i Gjykatës Speciale, dhe e dyta: Sot kur në Maqedoni shkrepen pushkët, topat, zjarri bëri rrafsh me tokë dhjetëra shtëpi të qytetarëve të Kumanovës, ranë pa asnjë pikë faji dhjetëra viktima njerëzish. E, duke lexuar me vëmendje portalin fantazmë 'Indeksonline', i hapur nga kriminelët ekonomikë, zhvatës e plaçkitës të aseteve të popullit nga të pangopurit, nga rodi njeri, që s'ka as Zot, as fe as atdhe, dhe po përpiqen ta shndërrojnë Kosovën krejt në mjegull, po shpresojnë ta bëjnë Kosovën një bahçe të babës, dhe mbi kokën e tyre e duan dhe shpresojnë pushtetin e Serbisë, për të i përgëzuar, uruar dhe shpërblyer me "Mirënjohje për tradhti!". Ky soj prej njeriu si duket (me siguri) kur është bindur se Kosova s'ka as sundim as fuqi ligji, drejtësie, prokurorie, ata po turren egërsisht ta bëjnë Kosovën, shtetin e saj, lirinë dhe pavarësinë saj, pronë të veten - bahçe të babës, dhe më e keqja, ata njerëz pa moral, pa kulturë, pa fe, pa atdhe, janë të bindur se do t'ia dalin lakmisë e synimeve të tyre. Qytetari, i vogël o i rritur, me dy gramë tru, e kupton shumë lehtë dhe qartë se këto krijesa fantazmash, lugetërish, kukudhësh, dështakë, minukë, dhelparakë, soj qyqesh, këta shpifës bastardë, synim të dorës së parë kanë, që kopilin e kopilicave të tyre, t'ia lënë të dera, kujt tjetër, pos PDK-së, dhe këtë po e bëjnë sot, me synime e mjete më poshtëruese (portale të paguara majmë nga paratë e krimit!) duke sulmuar barbarisht, ndyrë- sisht, dhelpërisht, pa asnjë fakt apo argument, kë tjetër, jo sy më sy PDK-në, por duke gjuajtur gurin e fshehur dorën, dhe viktimë e kësaj përpjekjeje të dytë dhe të kotë, sipas tyre, duhet të ishte zonja Margarita Kadriu, deputete e pavarur e përfaqë- suese e interesave të qytetarëve kosovarë, një femër e dëshmuar për menaxhim, për kulturë e edukatë, për dije dhe përvojë menaxheriale ekonomike, një zëdhënëse e demokracisë dhe civilizimit, një luftëtare e rrjedhave të sundimit të ligjit, drejtë- sisë, udhëheqëse, anëtarësimi i së cilës, në PDK, pati bërë jehonë të madhe e të merituar.

Portali i ndytë, i mbushur me rrena shpif ndaj personaliteteve të dorës së parë të institucioneve të shtetit

Lavditë e pasvdekjes nuk janë pasuritë e tërë botës, siç mendon zhgani i pasanikëve, hajdutëve, shpifësve të 'Indeksoline', rrëmbyes e zhvatës të pasurisë së Kosovës, por lavditë e pasvdekjes dhe të jetës mbi tokë janë veprat e dijes, të punës, të djersës... E soji i njerëzve të pangopshëm, shkelës të ligjit, kriminelë, shpifës, hajna, vrastarë të moralit e etikës, të identitetit të sojit dardan, shpura e njerëzve të uritur, këta grabitës të tokave të bukës së Kosovës, të pa fe, pa Zot e pa atdhe, sikur s'besojnë se me rrena, përgojime, me para nuk blihet parajsa mbi tokë, me para s'blihet as liria, shteti, as fe o atdhe, vetëm po qe se fe e atdhe e shtet e pushtet e kanë Serbinë serbe-çetnike. Ky soj njeriu devoll'çe, të pabesë! Pa fe! Pa atdhe! Një turp i dheut mbi dhe ! Një pendël e korbit te zi në lëkurë të shqiponjës, atë që s'e bëri gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, ja që po e bën sot: Po blen për pak lekë ara, male, lokale, hotele, livadhe, fabrika të tera, o ky soj me pamje njeriu një ditë do të kërkojë të blejë o të rrëmbejë edhe bebëzat e syve, edhe lëkurën, edhe gjakun, edhe mushkëritë, edhe zemrën edhe kokën e popullit të vet shqiptar! E blen e blen, për besë, siç po shihet e dihet, edhe tërë Kosovën e blen për pak lekë! E blen Kosovën dhe e shpall bahçe të babës! E ku e mori gjithë këtë guxim, këtë fuqi, shpresë dhe nga kush vjen kjo nxitje, ky soj njeriu devoll'çe: Të pabesë! Pa fe! Pa atdhe! Një turp i dheut mbi dhe ! Një pendël e korbit te zi në lëkurë të shqiponjës? Pikësëpari flitet se i kanë blerë ligjet, shpirtin e drejtësisë, Prokurorinë e Kosovës, pasuri të paluajtshme dhe të devotshme të popullit.! Dhe, fill pasi shpreson se është bërë zot e për mbi zot në Kosovë, ky soj njeriu devoll'çe, gjuan gurin e fsheh dorën. Me njëfarë portali të ndytë - 'Indeksoline', mbushur me rrena, shpifje, thirrje për linçime, për heqje lirie, me të cilin synim ka dy qëllime: I pari të fyejë e përgojojë, e shpifë ndaj personaliteteve të dorës së parë të institucioneve të shtetit të Kosovës, për fytyra e individë të dalluar e të dëshmuar me punë e dije e kulturë, të etiketojë para syve të popullit dhe botës, dhe në anën tjetër, më lehtë e më fuqishëm të vërsulet si bishë e tërbuar mbi partinë e parë politike, më të votuar nga populli, PDK, që shumë shpejt, të njëjtën ta shpallë armike të popullit, të shtetit, të qytetarëve, të ndërkombëtarëve, armike të Amerikës, dështake, hajdute, shitëse e plaçkitëse të Kosovës! Ja skenari i Klubit të sojit njerëzor devoll'çe është ky, pa fe e pa kulturë, pa atdhe, pa dashuri, turp i dheut, pendël e korbit te zi nën lëkurë të shqiponjës. Dëshminë e kësaj loje djallëzore antikosovare, antikombëtare, antipopullore: Rënia në qafë, shpifja e paskrupullt, e ndytë, bizare mbi qafën e jetën e personalitetin e një femre shqiptare, vetëm pse pranoi të aderojë në PDK!

Të dashurojmë aq sa jemi të urryer me njëri-tjetrin!

Po, po, për besë, po: Vdekatarët devoll'çe të vdekur për së gjalli: pa kulturë, pa dashuri, pa moral qytetar, të pangopshëm, e dinë, dhe e besojnë të vërtetën e drejtë- sisë, të ligjeve, e besojnë edhe fuqinë e shtetit, e mbi të gjitha besojnë se patjetër një ditë fuqia e popullit dhe e ligjit do ta hedhë në kokërrshpinë, do ta shkelë, do ta hedhë para gjyqit të popullit gllabëruesin , zhvatësin e rrëmbyesit e sa e sa qindra hektarëve të tokave, do ta gjykojë tyxharin e pasurisë së Kosovës, dhe do t'i porosisë brezat që vijnë pas shembjes së ankthit e tmerrit e turpit devoll'çe, duke bërë thirrje nga toka deri në qiell: Të dashurojmë aq sa jemi të urryer me njëri-tjetrin. Të ngrehim kokën lart aq sa jemi kokulur. Të punojmë aq sa e çojmë kohën kot. Të krenohemi aq sa jemi shqiptarë. Të gëzohemi aq sa jemi të pikëlluar. Të duhemi aq sa jemi të padashur. Të dimë aq sa jemi të paditur. Të jetojmë aq sa e meritojmë jetën. Të vdesim njerëz, aq sa jetuam si njerëz! Të jetojmë pas vdekjes, aq sa jetuam pa vdekur. Të besojmë Zotit aq sa dimë të besojmë. Ta duam lirinë aq sa luftuam për të. Ta duam shtetin aq sa e ndërtojmë atë. Ta duam Kosovën aq sa e duam Shqipërinë. Të bëhemi të pasur aq sa jemi të varfër. Të mos duhemi aq sa urrehemi ndërmjet vete. Të jetojmë për të mos vdekur për së gjalli. Të vdesim për të mos vdekur të vdekur. Dhe, zonja Margarita Kadriu, Zëri i së Mirës, bashkë me Luftën e pakompromis e të guximshme kundër padrejtësisë, kundër antiligjit, me antiprokurorinë, bashkë me Parlamentin e Kosovës, i porosit: "Mos jepni shkas të flasë kush keq për ju, dhe mos u mundoni t'i mbyllni gojën keqdashësve, sepse qeni, ashtu sikundër i leh natën kusarit që i kalon afër, ashtu i leh edhe njerëzit, luftëtarët, demokratët, bijat e bijtë e ndershëm të atdheut!. Dhe, nëse rreth teje, o populli i Kosovës, nuk ekziston asnjë arsye, qëllim o synim, për të cilët ia vlen të luftosh o të vdesësh, atëherë nuk ekziston asnjë arsye o qëllim për të cilën ia vlen të jetosh".