"Nuk e gjetëm materien e zezë”

  • 23 July 2016 - 14:56

Një ekip i shkencëtarëve amerikanë kanë bërë me dije se, pas tre vjetësh punë, nuk e kanë gjetur materien e zezë. Ata e kishin kërkuar këtë materie në minierën e afërt në Dakotën jugore, por me gjithë pajisjet moderne, nuk ia dolën që t’i lokalizonin grimcat e padukshme, të cilat përbëjnë 3/5 të materies së përgjithshme në gjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Projekti në fjalë, i cili mbante emrin LUX (Large Underground Xenon experiment), kishte shpenzuar 10 milionë dollarë. Materia e zezë nuk është zbuluar deri më tani, por ekzistimi i saj nga aspekti teorik është treguar i mundshëm.

 Disa të tjerë thonë se shkencëtarët janë duke kërkuar diçka që nuk ekziston. Sido që të jetë, shumica e shkencëtarëve pranon ekzistimin e saj.

(Kosova Sot)