A do të zbulohet burimi i pashtershëm i energjisë?

  • 19 October 2016 - 20:17
A do të zbulohet burimi i pashtershëm i energjisë?

Falë rekordit të ri të reaktorit me fuzion, të arritur nga ekipi i shkencëtarëve britanikë dhe amerikanë, përfitimi i sasisë thuajse të pashtershme të energjisë të pastër, shumë shpejt do të mund të kalojë nga miti në realitet. Fuzioni bërthamor, procesi i cili me dekada të tëra konsiderohet burim potencial i energjisë së pashtershme, është identik me reaksionin e fuzionit që zhvillohet në bërthamë të Diellit,transmeton gazeta Kosova Sot.

 Bërthamat e elementeve me masë më të vogël bashkohen midis veti nën ndikimin e temperaturave të larta, fushave magnetike dhe presioneve, e rezultatet e këtij reagimi janë krijimi i elementeve më të rënda dhe lirimi i një sasie të madhe të energjisë. Që të vijë deri te një reaksion i tillë, nevojitet që gazi i tejnxehur që gjendet në gjendje plazme, t’i nënshtrohet një presioni të lartë, i cili ndrydhë atomet, duke çuar deri te reagimi midis tyre. 

(Kosova Sot)