Vërehet një flotë masive e UFO-ve

  • 30 June 2015 - 18:13
Vërehet një flotë masive e UFO-ve

Afër stacionit ndërkombëtar hapësinor është vërejtur një flotë e tërë e UFO-ve, të cilat, derisa udhëtojnë, e ndryshojnë ngjyrën. Kjo flotë e UFO-ve ndjek pas dy UFO të ndara, të cilat iu prijnë atyre. Këto janë ndër fotot e rralla, që lënë pak për të dyshuar rreth ekzistimit të UFO-ve dhe alienëve. Në internet qarkullon edhe video- incizimi, të cilin, për shkak të natyrës së medies tonë, nuk jemi në gjendje t’ua ofrojmë. Këto fotografi vetëm sa rrisin besimin te spekulimet e ndryshme, të cilat thonë se brenda mandatit të dytë të Obamës jashtëtokësorët do të dalin publikisht, por se dalja e tyre nuk do të jetë bash e volitshme për racën njerëzore. Përndryshe, ithtarët e teorive të konspiracionit thonë se ka kohë që bota udhëhiqet nga jashtëtokësorët, bile, sipas tyre, nga ata të llojit të zvarranikëve. (Kosova Sot)