Familja ikën, e tmerruar nga “vëzhguesi” misterioz

  • 01 July 2015 - 09:12
Familja ikën, e tmerruar nga “vëzhguesi” misterioz

Një skenar i vërtetë i filmave të tmerrit ka ndodhur me të vërtetë në Nju-Xhërsi këtë javë, pasi që është bërë e ditur se Derek dhe Maria Broaddus, të cilët kishin blerë dhe ishin vendosur në shtëpinë e tyre të re prej 1.3 milionë dollarësh në Uestfield, kishin filluar të merrnin mesazhe të çuditshme nga një individ, i cili mbetej i panjohur për ta. Duke u nënshkruar si “Vëzhguesi”, kundërshtari i tyre misterioz filloi t’iu dërgonte letra pjesëtarëve të kësaj familjeje, pak kohë pasi që prindërit me të tre fëmijët e tyre u vendosën aty.

"Gjyshi im e kishte vëzhguar këtë shtëpi gjatë viteve 1920 dhe babai im gjatë viteve 1960. Tani e kam radhën unë", thoshte ai në një letër. "A kanë gjetur ende se çka ka në mure? Me kohë do ta gjejnë... Më vjen mirë që ua di emrat dhe që e di emrin e gjakut të ri që e keni sjellë te unë". Në një letër tjetër shkruante: “Pasi që ta marr vesh se kush ku e ka dhomën e gjumit, do ta kem më të lehtë për ta bërë planin”. Familja e tmerruar është larguar nga shtëpia. Policia deri më tani nuk e ka gjetur asgjë. 

(Kosova Sot)