Publikohet incizimi më i mirë i Bigfutit

  • 02 July 2015 - 08:52
Publikohet incizimi më i mirë i Bigfutit

Në “YouTube” është publikuar videoja më stabile e parë ndonjëherë, e krijesës misterioze Bigfut, që ishte incizuar në vitin 1967 nga Roger Patterson, i cili, bashkë me mikun e vet, Bob Gimlin, ishte në malet afër lokalitetit Blaf Krik, në Orleans të Kalifornisë. Derisa ishin në një kthesë, ata panë një krijesë të çuditshme, e cila ecte pak më larg se ta. Kur e shikuan më mirë, panë se bëhej fjalë për një krijesë të ngjashme me majmunin dhe njeriun, që ecte me dy këmbë dhe kishte trupin e mbuluar nga qimet e errëta.
Patterson menjëherë mori kamerën dhe filloi ta incizonte krijesën, e cila filloi të largohej. Thuhet se Bigfuti i shikoi ata para se të largohej, duke mos u mërzitur aspak për praninë e tyre. Ky video incizim ka ngjallur debate të gjera vite me radhë dhe sot e kësaj dite ka njerëz që besojnë se ai incizim është i vërtetë. Pas përpunimit teknik, tani mund ta shohim këtë incizim më qartë se kurrë më parë.  

(Kosova Sot)