Fantazma e zonjës leshkuqe

  • 02 July 2015 - 21:24
Fantazma e zonjës leshkuqe

Zonja që shihet në foto, e vizatuar nga një artist, ishte vrarë nga disa njerëz, afër Forest Sitit, në vitet 1950. Dihet se, në një moment, ajo ishte arrestuar për vozitje në gjendje të dehur dhe, më pas, ishte dërguar në burgun e Forest Sitit. Disa ditë më vonë, trupi i saj lakuriq ishte gjetur disa milje larg dhe, prej atij momenti, njerëzit kanë thënë ta kenë parë fantazmën e saj në urën e lumit ku ishte gjetur trupi i saj lakuriq, në vitet 1950.

Thuhej se edhe pasi kishte vdekur, ajo kishte mbetur njëra ndër femrat më të bukura që kishin ekzistuar ndonjëherë. Disa njerëz thoshin se gruaja në fjalë ishte nga Hollivudi, ku ishte yll filmi. Të tjerët thoshin se ajo kishte shkuar në Forest Siti për ta vizituar të ëmën, e cila jetonte atje.

Ajo që dihet saktësisht, është se, që fantazma e saj vazhdon të shihet edhe sot e kësaj dite edhe atë jo vetëm nga njerëzit e prirë që të shohin gjëra të tilla, por edhe nga të tillët që aspak nuk besojnë në fantazma, apo gjëra të tilla. Supozohet se ajo ishte vrarë nga policët e korruptuar lokalë, por kjo gjë nuk dihet me siguri.  

(Kosova Sot)