Vëllai e përgatit për varrim, e ai i hap sytë!

  • 06 July 2015 - 21:02
Vëllai e përgatit për varrim, e ai i hap sytë!

Valdelusio Gonkalves zyrtarisht ishte i shpallur i vdekur nga infarkti. Mjekët në qytetin brazilian Salvador, pasi që kishin parë se ky 54-vjeçar kishte pushuar së marri frymë, e kishin shpallur atë të vdekur. Familja ishte kapluar nga pikëllimi, kurse vëllai kishte shkuar në morg, për ta marrë kufomën dhe për ta varrosur atë.

"Kur shkova në morg, pashë se vëllai lëvizte në qesen e të vdekurve. U trondita pa masë. I njoftova mjekët, të cilët më pas konstatuan se Valdelusio ishte gjallë”, thotë vëllai i tij.

Për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet, Gonkalves ende nuk është në gjendje që të flasë, por ka shkruar një letër, ku ka thënë se besimi i fortë e kishte mbajtur në jetë.

Familja është shumë e lumtur për këtë, por ata janë ankuar se kanë shpenzuar shumë para për funeralin, i cili tani u anulua.

(Kosova Sot)