Objektet e famshme, të pushtuara, që ua fusin frikën në palcë (Foto)

  • 07 July 2015 - 08:46
Objektet e famshme, të pushtuara, që ua fusin frikën në palcë (Foto)

Pushtimi nga fantazmat zakonisht është i ndërlidhur me lokacione të caktuara, gjë kjo që ua mundëson njerëzve, që të qëndrojnë larg tyre, mirëpo, kur është puna tek objektet e pushtuara, gjërat ndryshojnë, pasi që njerëzit shumë lehtë mund të bien pre e mallkimit të tyre

Piktura e burrit në ankth

Kjo pikturë e frikshme është ruajtur në dhomën e gjyshes së Sean Robinson-it për njëzetepesë vjet para se të trashëgohej nga ai. Ajo gjithmonë i kishte thënë nipit të tij që piktura ishte djallëzore dhe se piktori e kishte pikturuar duke e përzier ngjyrën me gjakun e tij, para se të vetëvritej pak kohë pas përfundimit të pikturës, duke çuar kështu në dyshimin se vdekja e tij ishte shkaktuar pikërisht nga piktura. Pak kohë pasi që Robinson-i e kishte dërguar pikturën në shtëpi ai kishte filluar të përjetonte gjëra të çuditshme, duke dëgjuar zëra misterioz. Fëmijët dhe bashkëshortja e tij ishin rrëzuar shkallëve, pas pretendimeve se kishin parë hijen e një njeriu.

Image

Statuja prej guri

E njohur edhe si Perëndeshë e Vdekjes, gruaja që mund të shihet në këtë statujë prej guri, është një artefakt, që ishte zbuluar në Qipro në vitin 1878. E krijuar rreth vitit 3500 para lindjes së Krishtit, kjo statujë besohet të jetë përdorur për ta pasqyruar një perëndeshë, emri i së cilës nuk është bërë publik. Megjithatë, ajo që e bën të famshme këtë statujë është efekti vdekjeprurës që ka tek pronarët e saj, pasi që, nga të paktën katër familjet që e kanë pasur në pronë të tyre këtë statujë, ka humbur nga të paktën një anëtar, si pasojë e statujës.

Image
Image

 

Në vitin 2000, një shitës i paidentifikuar në ‘eBay’ e kishte hedhur në shitje punimin e quajtur ‘Duart i rezistojnë’, të punuar nga Bill Stoneham. Piktura, në të cilën shihet një djalosh dhe një kukull e frikshme, teksa qëndrojnë përballë një dere prej xhami, tanimë konsiderohet si njëra nga pikturat më të pushtuara në botë. Piktura ishte punuar në vitin 1972 dhe që prej atëherë ka ndërruar pronarë. Në mesin e pronarëve të kësaj pikture ka qenë edhe një çift nga Kalifornia, të cilët kanë thënë se djaloshi dhe kukulla e tij, që mund të shihen në pikturë, shpeshherë kanë dalë nga korniza, për t’u sorollatur nëpër dhomë. Për më tepër, fëmijët të cilët janë futur në dhomën ku ka qëndruar piktura ia kanë mbathur nga ai vend, në panik.

Image

Shkallët në Kështjellën Belkort

Kështjella e pushtuar ekziston që prej vitit 1894. Ndërsa, aktiviteti më paranormal ndodh në një palë shkallë të kësaj kështjelle, për të cilat thuhet se kanë shpirtra të ngjitur në to. Kushdo që ulet në këto shkallë ndjehet keq dhe ndihet sikur po shtrëngohet nga dikush, përkundër faktit që mund të jetë i/e vetmuar në kështjellë. Disa vizitorë, madje janë larguar krejtësisht nga shkallët, nga një forcë e paparë, të cilën nuk kanë arritur ta shpjegojnë.

(Kosova Sot)