Shenjat e duarve të ‘Yeti’-t janë gjetur në Moskë

  • 30 July 2015 - 20:31
Shenjat e duarve të ‘Yeti’-t janë gjetur në Moskë
Tash e një kohë të gjatë nëpër shkrimet e ndryshme paranormale dhe nëpër tregimet dhe legjendat e fiseve të lashta është folur për një krijesë të njohur si ‘Yeti’, për të cilën thuhet se e ka formën e një këmbëmadhi dhe besohet të ketë pushtuar Malet Himalaje dhe shumë vende të tjera në kontinentin e Amerikës Veriore. Tregimet e tilla nuk janë të pazakonta në këtë zonë, megjithatë shtëpia e kësaj krijese besohet të jetë një vend që është shumë larg Amerikës. Bëhet fjalë për shtetin e Rusisë, ku së fundmi Andrei Stroganov, një teknolog biofizik, ka thënë që beson se ka arritur të gjejë prova të mjaftueshme për ekzistencën e kësaj krijese, e cila në të kaluarën, ndonëse është parë e ndier në shumë raste, asnjëherë nuk është vërtetuar që ekziston.
Provat e Stroganov-it përbëjnë disa shenja të duarve të kësaj krijese, të cilat janë gjetur në një mal në Rusi, ku paraprakisht ishin lëvizur disa dru, e që besohet se këtë gjë e ka bërë pikërisht kjo krijesë.

(Kosova Sot)