Misteri i ishullit rrotullues të Argjentinës - Planeti X - Kosova Sot
Misteri i ishullit rrotullues të Argjentinës

Misteri i ishullit rrotullues të Argjentinës

Një ishull i çuditshëm i rrumbullakët, i quajtur "The Eye" (Syri), gjatë javëve të fundit ka ngjallur interesim të madh. I vendosur në deltën e lumit Parana, afër Buenos- Airesit, ky ishull me pamje jo të rëndomtë, duket sikur rri pezull mbi një liqen të vogël, të rrumbullakët me një diametër prej vetëm 120 metrash,raporton gazeta Kosova Sot

Ky ishull u zbulua nga regjisorët e një filmi të tmerrit, i cili bazohet në rrëfime nga jeta reale që flasin për UFO-t, fantazmat dhe fenomenet e tjera paranormale. "Vendi ishte i mahnitshëm dhe tepër i çuditshëm", thotë regjisori Sergio Neuspiller. "Zbuluam se uji ishte tepër i ftohtë dhe i pastër, diçka e pazakontë në atë zonë. Pjesa qendrore e ishullit rri pezull. Nuk e dimë mbi çka, por ajo rri pezull. Si u bë që ky ishull ta ketë një formë të përkryer rrethore"?, pyetet regjisori me të drejtë. 

(Kosova Sot)

21 orë e 39 minuta më parë
26/09/18