Rreth 99,9% të specieve në Tokë janë krejtësisht të panjohura për ne - Planeti X - Kosova Sot
Rreth 99,9% të specieve në Tokë janë krejtësisht të panjohura për ne

Rreth 99,9% të specieve në Tokë janë krejtësisht të panjohura për ne

Në Tokë ekzistojnë rreth 1 trilion specie, por ajo që habit më së shumti, është fakti se rreth 99.9% të këtyre specieve për ne janë tërësisht të panjohura. Paramendoni! Duam ta studiojmë Marsin dhe planetët e tjerë, më të largët, e këndej ende nuk dimë asgjë as për planetin ku jetojmë. Këtë e thonë studimet më të reja,shkruan gazeta Kosova Sot.

Një studim i mëparshëm thoshte se në planetin tonë ekzistojnë midis 8.7 deri 10 milionë specie, por studimi i ri, i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Indianës (SHBA), ky numër i supozuar ishte tepër i nënvlerësuar, duke thënë se vlerësimet e mëparshme kishin injoruar ekzistimin e mikroorganizmave dhe kishin përdorë teknika të dyshimta të eksrapolimit. 

(Kosova Sot)

21 orë e 58 minuta më parë
22/07/18