Kush ka qenë njeriu misterioz me maskë të hekurt?

  • 01 February 2018 - 09:36
Kush ka qenë njeriu misterioz me maskë të hekurt?

Ky është njëri nga misteret më të vjetra të historisë. Bëhet fjalë për një të burgosur të arrestuar në vitin 1669 në Francë, i cili ishte mbajtur i burgosur për më shumë se tri dekada dhe identiteti i të cilit ishte mbajtur i fshehtë falë një maske të hekurt, të cilën ishte detyruar ta vendosë çdo ditë, gjatë periudhës së gjatë të kaluar në burg, raporton Gazeta Kosova Sot 

Identiteti misterioz i këtij njeriu kishte ngjallur shumë polemika ndër vite, me shumë njerëz që kishin zhvilluar teoritë e tyre në lidhje me këtë person. Shumë madje besonin që ai ishte vëllai binjak i Mbretit Louis-i i Katërmbëdhjetë. Megjithatë, historiani Paul Sonnino beson që ky person ka qenë Eustache Dauger, që para se të burgosej ka qenë shërbëtor i Cardinal Mazarin - një ministër francez gjatë periudhës së mbretërimit të Mbretit Louis-i i Katërmbëdhjetë. Thuhet që ai ka pasur informacione të cilat assesi nuk kanë mundur të zbulohen, megjithatë historiani Sonnino pretendon që shërbëtori jo gjithherë e ka bartur maskën. 

(Kosova Sot)