Studiuesit: Uji në Mars është shfaqur 300 milionë vite më herët

  • 21 March 2018 - 12:13
Studiuesit: Uji në Mars është shfaqur 300 milionë vite më herët

Oqeanet në planetin e kuq janë formuar afro 300 milionë vire më herët nga sa ishte menduar. Ky është konkluzioni që kanë dalë disa studiues të Marsit.

I njëjti grup shkencëtarësh është shprehur se sistemi ujor i planetit u shfaq pas një sërë shpërthimesh vullkanike që ndryshuan përgjithmonë sipërfaqen e planetit.

Oqeani Arabia (majtas) dhe Deuteronilus (djathtas) Mbulonin afro 1/3 e siperfaqes së Marsit

Ata kanë shtuar se formimi i oqeaneve të Marsit ishte i lidhur me rritjen e dhunshme të Tharsit, një varg vullkanesh prej 5.000 km që përbëjnë sistemin më të madh vullkanik të sistemit diellor.

“Tharsis ka gjasa të ketë lëshuar gazra në atmosferë që krijuan një efekt të ngrohjes globale, apo siç njihet ndryshe efekti serë, gjë që lejoi ujin e lëngshëm të ekzistonte në planetin”, shprehen hulumtuersit. Sipas tyre, në Mars ka pasur dy oqeane, të quajtur Arabia dhe Deuteronilus, të cilët mbulonin afro 1/3 e sipërfaqes së planetit të kuq.

Ndërkohë kërkuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë ekzaminuar imazhet e siguruara nga misione të kaluara, për të eksploruar se si vija bregdetare e planetit ndryshoi me kalimin e kohës.

Më parë shkencëtarët mendonin se oqeanet e Marsit u shfaqën shumë kohë pasi Tharsis u formua, afro 3.7 miliardë vjet më parë. Por tani ka dalë një model i ri i cili propozon se oqeanet janë formuar në të njëjtën kohë, ose madje qindra miliona vjet para se sistemi vullkanit të vinte në jetë.

Drejtuesi i studimit Michael Manga është shprehur se, “duke u bazuar te ndryshimet e sotme të gjurmëve bregdetare, mendohet se Deuteronilus është formuar gjatë fazës së vonë të shpërthimeve të Tharsis, ndërsa bregu i Arabias është formuar gjatë një faze më të hershme”.

Image
Image

 

(Kosova Sot)