“Njerëzit u sollën në tokë, jeta ka nisur në një planet tjetër”, shokon deklarata e studiuesit

  • 26 April 2018 - 10:32
“Njerëzit u sollën në tokë, jeta ka nisur në një planet tjetër”, shokon deklarata e studiuesit

Dr. Ellis Silver, një studiues që ka analizuar evolucionin e racës njerëzore prej shumë vitesh, ka pohuar tani se origjina jonë nuk është nga toka, por nga një botë alienësh.

Silver thotë se raca njerëzore nuk ka lindur në këtë planet dhe madje përmendi edhe prova të ndryshme për të argumentuar hipotezën e tij.

Në librin e tij, studiuesi thekson faktin se njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës së diellit, diçka me të cilën speciet e tjera në botë janë të imunizuara.

Ai shkruan: "Njerëzit janë me sa duket speciet më të zhvilluara në planet, megjithatë janë çuditërisht të papërshtatshëm për mjedisin e Tokës: dëmtohet nga rrezet e dellit, nuk pëlqejnë ushqimet natyrale dhe kanë një shkallë qesharake të sëmundjeve kronike, e të tjera”.

Kjo nuk është hera e parë që një kërkues i lartë po kërkon origjinën e huaj të njerëzve.

Disa ditë më parë, Brian Cox, i cili shërben si profesor i fizikës së grimcave në Shkollën e Fizikës dhe Astronomisë në Universitetin e Mançesterit, ka pohuar se njerëzit mund të jenë marsianë që kanë arritur në tokë me anë të meteorëve ose trupave të tjerë të hapësirës.

(Kosova Sot)