Pohojnë shkencëtarët: Në vitin 2017 do të zbulohet diçka e jashtëzakonshme

  • 24 May 2018 - 15:15
Pohojnë shkencëtarët: Në vitin 2017 do të zbulohet diçka e jashtëzakonshme

Lajme të mira për ‘gjuetarët’ e alienëve, pasi ekspertët besojnë se në vitin 2017 do të zbulohet jeta jashtëtokësore.

Sonda e hapësirës ‘Cassini’, që sillet rreth hënave të Saturnit, do të përfundojë misionin e saj në shtator të vitit të ardhshëm – dhe është një nga shanset më të mëdha për të zbuluar jetë aliene.

 

Shkencëtarët janë duke e monitoruar gjithashtu edhe Proxima B, një planet për të cilin besojnë se mund të përmbajë jetë.

Dr. Simon Foster, një fizikan nga Kolegji Imperial i Londrës beson se sonda Cassini mund të gjejë jetë aliene në vitin 2017.

Ai tha për The Express: “Çfarë është interesante është se një nga hënat e Saturnit, Enceladus, është një hënë e akullt dhe kjo lë shumë shpresa për jetë”.

(Kosova Sot)