Bie çmimi i shtëpisë së pushtuar nga djajtë

  • 28 August 2015 - 19:17
Bie çmimi i shtëpisë së pushtuar nga djajtë

Pak para festës së Halloween-it, një vilë e famshme, për të cilën thuhet që është e pushtuar nga djajtë, e që gjendet afër Çikagos, në SHBA, ka ulur çmimin e shitjes, por blerës ende nuk ka askund.

Shtëpia luksoze që gjendet në brigjet e liqenit Miçigan, më së miri njihet për nga emri i pronarëve të saj të parë – “Schweppe Estate”. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1917 dhe ishte paramenduar si dhuratë martese për fëmijët e dy familjeve më të pasura në atë rajon. Çifti Schweppe jetoi në këtë vilë derisa gruaja pati një infarkt fatal të zemrës, në vitin 1937. Që atëherë filluan zërat rreth asaj se shtëpia ishte e pushtuar nga djajtë. Në letrën e tij, para se të bënte vetëvrasje, burri i pikëlluar për gruan e tij, kishte shkruar se tërë natën nuk kishte mundur të flinte nga zhurma e fantazmave... Nuk është çudi që nuk ka asnjë blerës. Na falni, por...

(Kosova Sot)