Cili është misioni sekret i NASA-s?

  • 08 October 2015 - 09:33
Cili është misioni sekret i NASA-s?

Në momentin kur NASA do ta fillojë një mision top sekret, janë të shumtë ata që pyeten se cili do të jetë ky mision. Më së shumti thuhet se misioni i NASA-s do të jetë përcjellja e planetit sekret dhe mistik, Nibiru, apo Planetit X, për të cilin thuhet se së shpejti ekziston rreziku që të ndeshet me Tokën, duke shkaktuar një apokalips të vërtetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një zyrtar i NASA-s para disa ditësh ka konfirmuar se një fluturake e NASA-s është parë në Afrikën Lindore, por nuk ka treguar misionin e kësaj fluturakeje.

“Me të vërtetë nuk mund t’ju jap asnjë detaj”, ka deklaruar Jim Alexander, një zyrtar i NASA-s i kyçur në një program kërkimor. Një mision paraprak i NASA-s ishte përshkruar si mision për bërjen e hartave 3D të terrenit. Qëllim i pasherr, apo jo. Kushedi cili ka qenë qëllimi i vërtetë. 

(Kosova Sot)