Kur të afërmit e vdekur gjenden afër nesh (2)

  • 25 November 2015 - 18:37
Kur të afërmit e vdekur gjenden afër nesh (2)

Ata na shohin, ne nuk i shohim, por ekzistojnë disa shenja se ata janë aty

Dhuratat e papritura
Një dhuratë nuk është e thënë që të jetë blerë në dyqan. Ajo mund të nënkuptojë ndonjë moment të lumtur, apo ndonjë vepër që mbahet mend. A ju ka ndodhur që të ndiheni keq, e më pas t’ju telefonojë ndonjë mik, për të parë se çka jeni duke bërë? Apo, kur jeni të thelluar në mendime të errëta, t’ju vijë disponimi me ta parë ndonjë zog sesi ndalet në dritaren tuaj? Do të bënit mirë sikur këto t’i konsideronit dhuratë nga të afërmit e vdekur, meqë mund të jenë edhe të tilla.

Image

Takimi i njerëzve adekuatë, kur të duhen ata

As mos t’ju shkojë mendja se ishte rastësi takimi juaj me një person, një ditë, takim i cili jua ndryshoi jetën. Ja një rast nga jeta reale. Lisa kishte disa miq, por asnjëri prej tyre nuk ndante me të besimet e saj shpirtërore. Pak kohë, pasi që ajo filloi të dëgjonte disa ligjërata rreth fenomeneve paranormale, burri i saj vdiq. Grupi i njerëzve që frekuentonin ato ligjërata i ofroi asaj një mbështetje të hatashme, duke shkuar me të në shtëpinë e saj dhe duke i ofruar mbështetje në momentin më të duhur të mundshëm. Bile, një person, i cili pretendonte se mund të fliste me të vdekurit, ia mundësoi asaj që të komunikonte me burrin e ndjerë.

Image

Shenjat e funeralit

Sipas mediumit legjendar psikik, James Van Praagh, çdokush merr pjesë në funeralin e vet, pasi që të vdesë. I vdekuri shpesh sillet vërdallë nëpër dhomë, duke i ngushëlluar të dashurit, duke u munduar që atyre t’u japë shenja se ai, i vdekuri i tyre, është mirë. Derisa shumica e njerëzve në raste të tilla orientohen nga vetja e tyre, të preokupuar me emocionet e veta, sikur t’i injoronin për një çast ato emocione, do të mund të shihnin  që i dashuri i tyre i vdekur mundohet t’ua thotë.

Image

Sjellja e kafshëve manare

Nëse njeriun që ka vdekur e kanë njohur dhe dashur kafshët tuaja të qejfit (manarët), atëherë qeni, apo macja juaj, mund ta shohë shpirtin e atij njeriu dhe të reagojë ndaj tij. A e keni parë qenin tuaj duke lehur herë pas here, si dhe duke tundur bishtin, pa pasur ndonjë arsye të veçantë? Si qentë, po ashtu edhe macet kanë shqisa më të sofistikuara sesa që kemi ne. Ata mund të dëgjojnë zëra me frekuenca, të cilat ne nuk i dëgjojmë. Nuk përjashtohet mundësia që ata edhe të shohin gjëra, të cilat ne nuk i shohim? P.sh. t’i shohin njerëzit e vdekur? Mendoni për këtë!

Image

(Kosova Sot)