Trekëndëshi i Bermudeve edhe në qiell

  • 30 November 2015 - 09:44
Trekëndëshi i Bermudeve edhe në qiell

Një regjion në Brazil është bërë famëkeq për dështimin e satelitëve, dritave të çuditshme dhe fenomeneve tjera. I njohur si anomalia e Atlantikut jugor, kjo zonë ka vjet që njihet për shkak të dështimit të satelitëve dhe fluturakeve të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kompjuterët në Stacionin ndërkombëtar hapësinor janë prishur, kurse astronautët thonë të kenë parë drita të çuditshme. Mendohet se shkaku i këtyre problemeve ka të bëjë me një pikë të dobët në fushën magnetike të Tokës, që rezulton me rritjen e grimcave të energjisë, duke ekspozuar satelitët ndaj një rrezatimi më të lartë derisa kalojnë përmbi.

Shkencëtarët italianë thonë se ky trekëndësh është duke lëvizur në drejtim të lindjes, me një shpejtësi prej 37 km në vit. Thënë shkarazi, rrezatimi në fjalë nuk është i rrezikshëm për njerëzit në tokë. 

(Kosova Sot)