Ora më e madhe në botë qëndron në Mekë të Arabisë Saudite

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 13:30
Ora më e madhe në botë qëndron në Mekë të Arabisë Saudite

Ajo që është shpallur si ora më e madhe në botë, qëndron në majë të kullës Makkah në Mekë të Arabisë Saudite, e cila është gjithashtu ndërtesa e katërt më e lartë në botë me gjatësinë 601m.

Mega-ora qëndron në kompleksin gjigant me hotele, dyqane e apartamente në 120 katet e tij, të përfunduara në vitin 2012.

Mega-ora qëndron në kompleksin gjigant me hotele, dyqane e apartamente në 120 katet e tij, të përfunduara në vitin 2012.

 

 

Kulla e orës gjendet mbi Qaben e Mekës, që është vendi më i shenjtë për botën islamike dhe pret rreth 1 milionë vizitorë në vit.

Kulla ishte pjesë e një rinovimi të gjerë për modernizimin e zonës dhe është qendra e kompleksit shtetëror Abraj Al Bait, të hoteleve e ndërtesave të luksit.

Kulla e orës gjendet mbi Qaben e Mekës, që është vendi më i shenjtë për botën islamike dhe pret rreth 1 milionë vizitorë në vit.

Kulla e orës Makkah llogaritet si shtatë herë më e lartë se kulla e orës Big Ben në Londër dhe është e katërta mes ndërtesave më të larta të botës.

Kulla e orës Makkah llogaritet si shtatë herë më e lartë se kulla e orës Big Ben në Londër dhe është e katërta mes ndërtesave më të larta të botës.

Para saj sa i përket lartësisë së ndërtesës është Kulla e Shangait 632m metra e lartë, ndërsa në vend të dytë është kulla Merdeka 118 metra e lartë në Kuala Lumpur, e hapur në vitin 2023. Vendin e parë e ruan Burj Khalifa në Dubai e cila mburret me 163 kate që arrijnë në 828m lartësi.

(Kosova Sot Online)